EkuiliberPortal informativ dhe edukativ

Fokus

Shefqet Krasniqi promovoi dy vepra

Posted on by in | 0 Comments

“Komentimi i Sures Ta – Ha” dhe “Banorët e Shpellës”, titullohen veprat më të reja që hoxhë Shefqet Krasniqi i promovoi të hënën në një iftar madhështor të mbajtur në Hotel Emerald.

Në këtë promovim morën pjesë personalitete të shqura të jetës fetare, politike dhe shoqërore nga trojet shqiptare.

Njëri ndër recensentët i këtyre veprave ishte hoxhë Ahmed Kalaja nga Shqipëria, i cili vlerësoi lart kontributin e hoxhës Shefqet Krasniqit, duke e quajtur atë si njeri që ka arritur të nxjerrë mësimet islame nga xhamia dhe t’i shpalos ato në mënyra të ndryshme tek secili qytetar i vendit.

Sa i përket veprës së “Komentimit të Sures Ta-Ha”, Kalaja vlerësoi se gjuha dhe stili i përdorur nga autori është i veçantë duke paraqitur në mënyrë kronologjike ngjarjet e ndodhura dhe duke i ndarë në kapituj secilin prej tyre.

Ndërsa recensent i veprës “Banorët e Shpellës” ishte hoxhë Muhamed Demaku, i cili tha se autori me kujdes te veçantë ka përmendur vlerat e dijetarëve të mëparshëm, duke treguar në mënyrë brilante jetën e rinisë së asaj kohe, sidomos të djelmoshave që vendosën të jetojnë në shpellë.

Kjo vepër sipas recensentit tregon qartë fuqinë e lutjeve dhe përgjigjen nga Zoti i Madhërishëm. Edhe në aspektin shkencor veprat e Krasniqit nga recensentët u vlerësuan si shumë stabile dhe të qarta, duke i argumentuar me referencë dhe fusnotë çdo citat.

Në fund foli edhe vet autori dr. Shefqet Krasniqi, i cili falenderoi të pranishmit dhe pohoi se veprat e botuara sonte janë vazhdimësi e veprave të kaluara dhe se një traditë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sipas tij qëllimi kryesor i botimit të këtytre veprave është zbërthimi i sureve të Kur’anit në gjuhën e ëmbël shqipe që çdo shqiptar të ketë mundësi të njihet me kuptimin e Kur’anit famëlart.

Krasniqi po ashtu në fjalën e tij tha se muaji i shenjt i Ramazanit është simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, andaj bëri thirrje që pavarësisht divergjencave të bashkohemi të gjithë për interes të kombit dhe shtetit.

Lajmet e fundit

Opinione

Edukim


This site is using the Seo Wizard Wordpress plugin created by Seo Uk