August 21, 2014

Autoritetet irakiane kanë bërë me dije se për shkaqe të sigurisë e kanë mbyllur burgun famëkeq Abu Ghraib.
ekuiliber.com ...Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se 2 mijë e 400 të burgosurit janë transferuar në burgjet e tjera.
Deklarata e publikuar sot bën me dije se vendimi është marrë si pjesë e masave parandaluese që kanë të bëjnë me sigurinë e burgjeve.
Abu Ghraib, është i vendosur në afërsi të provincës perëndimore Anbar, në pjesën ku trupat qeveritare po luftojnë me militantët sun,i për muaj të tërë.
Agjencia e lajmeve AFP thotë se ende nuk është qartësuar nëse mbyllja është e përkohshme apo e përhershme.
Gjatë korrikut të kaluar militantët e patën sulmuar burgun Abu Ghraib dhe një burg tjetër, duke çuar në arratisjen e qindra të burgosurve, në mesin e të cilëve edhe shumë militantë.
Gjatë regjimit të diktatorit Sadam Husein, mijëra të burgosur janë torturuar në Abu Ghraib. /REL/

No Comments

Leave a Comment