(foto)Një student egjiptian vdiq të martën pasi u godit nga sasi të mëdha të gazit lotsjellës nga ana e policisë. Studenti po qëndronte jashtë konviktit të Universitetit Al-Azhar në Kajro lindore, dhe sipas dëshmitarëve okular, sulmi ishte i papritur dhe nuk vinte nga ndonjë provokim.

Studenti Taha Ibrahim u vra kur një polic hodhi bombola me gaz lotsjellës jashtë konviktit universitar, njofton Mohamed Atef, shefi i unionit të studentëve të Al-Azhar. Sipas burimeve nga Agjencia Anadolu, I ndjeri Taha Ibrahim nuk ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane.

Ministria e Brendshme ende nuk ka komentuar mbi këtë incident, ashtu sic nuk komentoi asnjëherë rreth vrasjes brutale të protestuesve paqësor.

Që nga fillimi i vitit akademik shtatorin e kaluar, shumë universitete egjiptiane janë bërë epiqendra të protestave kundër largimit të presidentit Muhamed Mursi nga ushtria. /mesazhi/