“Shkenca pa ndërgjegje shkatërron shpirtin, ndërsa politika pa moral rrënon kombin”.

 “Një bela ç’njerzore përplot me ankth dhe zhgjëndër u ngrit mbi Fatin e njerëzve e ai do të ishte “Lëvizja Marksisto – Leniniste”. Lëvizje kjo Anakronike me kohën e cila do të mbjellet enkas nëpër saksi me gjubre artificiale, e kultivuar për të luftuar ndërgjegjennacio-fetare të KOMBEVE Botërore. Lëvizje që Ateizoi popujtë nga vlerat e tyre të mirëfillta të cilët ishin të mbështetura në traditat Kombëtare dhe ate Fetare. Për fat të keq Lëvizja e udhëhequr nga oligarkia mesjetare për bazament më të përshtatshëm do të gjej veten tek populli shqiptar. Si projekt Lëvizja ateiste kishte për “Mision” të xhvesh njeriun nga natyraliteti altruist dhe Antropologjikqë do të mohojë qenësinë shpirtërore që njeh për zot vetëm “Krijuesin Absolut – Zotin”!        

Pra, një ateizëm mohues dhe mitizues që do të drejtoj njeriun drejtë një “Nacionalizmi Militant”, duke e shpallur ateistin për njeri “Kosmopolit” dhe “Internacionalist”. Internacionalizmi si lëvizje sot e ka ndryshuar vetëm këllëfin e tij të jashtëm duke u riemëruar në “Integrim Veri Atllantik ose Islamofobi”. Integrim ky “Asimilues”, i cili për synim ka sërish xhveshjen e “Njeriut” nga tërësia e ndjenjave kulturo-morale traditore të cilësuara në  atributet hyjnore me tendencë të zëvendësimit të tyre me anti-vlera Mitike tëngritura mbi figurat falso historike. Kjo si lëvizje i drejtoj popujtë, për fat të  keq popullin shqiptar drejtë figurave të adhurimit verbëror të strumbulluar me artista kukëlla që me fabrikimet e tyre do të sajojnë një opinion të rrejshëm, të ngritura mbi blasfemi.

Ateistët për ta mbrojtur në çdo mënyrë veten e për të përligjur diçka të   gabuar e të padrejtë mbi vullnetin e lirë të popullit, Apologjët marksisto-leninist doktrinën dhe platformën e tyre do ta mbrojnë me lavde të shumta, duke e justifikuar ate si një gjëshumë “madhështore.. që tani në skenë do të hidhet si lëvizja “Islamofobia”!

Për të mbijetuar kjo lëvizje si projekt dhe “Doktrinë” do të kujdeset të krijoj kalemxhij “illuminist antifetar”, të tipit “Islamofob” qësërish do të friksojnë popullin me gënjeshtra dhe trillime të sajuara mbi fenë si të ishte ajo një element destruktiv i shoqërisë, e qëgjithnjë në prapavijë do të ketë vetëm fenë Islame. Fe e cila do të luftohet pa denjësisht dhe ashpër nga bota antifetare të“Kampuseve të çoroditura anti-islame”. Fe e cila është një pjesë e popullit Shqiptar!  Përndryshe “Islamofobia është një fushatë anti-shqiptare”!

E keqeja e kësaj Influence si rrymë, ishte përgaditja e një sërë gjeneratash të kuazi intelektualëve dhe politikanëve, të cilët për asnjëçast nuk do të tregojnë gatishmëri për t’u ndarr nga verbëria e tyre mendore që do ti drejtojnë dizginat të institucioneve kombëtare vendimarrëse për një kohë të gjatë..!

Fal Zotit, sot u demaskuan Maskat e “patriotëve të rrejshëm të kombit” duke i’u deshifruar intrigat e sajuara mbi gënjeshtra, të cilët assesi nuk e meritojnë t’i takojnë atij kombi! Dhe Historia ka dëshmuar se; “më të zëshëm janë gjithnjë ata “Patriot Kombëtar” tëcilët më së paku i takojnë atij kombi”!

“PA FETARI NUK KA ATDHETARI”!!

Dmth, Rryma e indoktrinuar Marksisto-Leniniste ishte një “Inkuizicion” i regjimit komunist e themeluar si një organizatë terroriste policore e gjyqësore e sekularistëve, që ndiqte dhe burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë qofshin kombëtar apo fetar, tëcilët hidhnin poshtë dogmat sekulare dhe dilnin kundër sundimit të njëmendësisë i cili do të bënte krimet mbi njeriun e moralshëm dhe të ndërgjegjshëm duke mbetur edhe sot si një krim anti qenjes njerëzore për të gjitha kohërat pa marr parasysh me cilin petk do të paraqitet ajo në skenën politike të së nesërmes!

Autor: Savash VELIU