Publikuar: 3 Aug , 2012

Syfyr me vajzën e Myftiut Tërnava

Refiqja është moderatorja e një emisioni që e prodhon BIK-u dhe transmeton RTK-ja e një kallaballëk televizionesh lokale. Nuk dihet si mori këtë pozitë e sa paguhet. Ajo është hiç më pak se vajza e Naim Tërnavës. A duhet diçka më shumë?!

Mos nxirrni përfundime nga titulli. Nuk është ajo që po mendoni, por më keq.

Ndoshta jo shumë keq për mënyrën e funksionimit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), organizatë e paregjistruar, sikurse edhe bashkësitë e tjera fetare, por që ka një buxhet vjetor, plus-minus, prej afro 6 milionë eurosh.

Afro 6 milionë euro buxhetin vjetor e ka vetëm Kryesia e BIK, derisa këshillat lokal të BIK-ut kanë buxhete të tjera, prej të cilave mbahet kjo kryesi burokratësh, e udhëhequr kryesisht prej familjes Tërnava e Simnica dhe miqve e dhëndurëve të tyre, pa përjashtuar as ata që s’kanë lidhje gjaku me ta, por jarani e tregojnë prirje serviliteti.

Por, në një nga syfyrët e parë të këtij muaji të Ramazanit pashë që për kreun e kësaj organizate me qarkullim multi-milionësh s’ka kufi favorizimi i të afërmeve.

As më pak, e as më shumë, se sytë prej gjumit m’u qelën  me fytyrën e vajzës së tij, Refiqes, që po moderonte një emision të sponsorizuar nga BIK, që e udhëheq babai i saj, dhe që transmetohet në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Televizion publik me status zyrtar.

BIK-u njofton në faqen e saj në internet me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, këtë vit enkas për Ramazan ka përgatitur një cikël të ri të emisioneve fetare.

Emisionet janë realizuar në formë debati me teologë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe , siç thuhet në këtë faqe, kanë tema që kanë të bëjnë me Ramazanin, Namazin, Bamirësinë, Kuranin, Tolerencën fetare , Fenë dhe Shkencën, Arsimimin, metodat e komunikimit, etj.

Ku ta dimë a janë kështu?

Pse a kemi të drejtën të dyshojmë në diçka që e prodhoi BIK-u e ia miratoi dikush nga menaxhmenti i RTK-së për transmetim?!

Në BIK nuk duan të flasin as sa ka kushtuar ky cikël emisionesh e kush është donator tjetër e as si është zgjedhur biznesi ku realizohet emisioni, biznes që i bëhet reklamë sa më shpesh që mundën, në televizionin publik.

Kam pritur të më përgjigjen edhe se si janë zgjedhur anëtarët e stafit që e realizojnë këtë emision, e në veçanti moderatorët, por as për këtë nuk kanë përgjigje në organizatën multi-milionëshe që udhëheq Myftiu Tërnava.

Krejt do ua bëja hallall të mos më përgjigjeshin, pasi që muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe faljes, por është e pafalshme që nuk na treguan:  Sa paguhet Refiqe Ternava për këtë projekt?

Refiqja ende në këtë emision paraqitet veç me një mbiemër, me mbiemrin e babit të saj-Tërnava, që më lehtëson kur e zë në gojë emrin e saj si për moderim ashtu edhe për atë se sa para i mori nga organizata që e udhëheq babai i saj, ani pse sindikalistët e BIK-ut e patën akuzuar Tërnavën se sikurse tash vajzën, më herët ka favorizuar dhëndrin.

“Dhëndëri i Naim Tërnavës, një djalosh që quhet Hysni Beka është punësuar së fundi në Kryesinë e BIK-ut pa konkurs”, thuhet në një letër publike të sindikalistëve të BIK-ut, që për zyrtarët e kësaj organizate janë thjeshtë të përdalur dhe thyes te rendit kushtetues. Jo të Kushtetutës që e shkeli Fatmir Sejdiu e u shkel për Behgjet Pacollin, por të Kushtetutës së BIK-ut.

Për BIK-un nuk janë gjë milionët e “shllajfitur” nëpër vite, që nuk zgjojnë interes as për institucionet e ndjekjes. Për asnjërën palë nuk qon peshë fakti që në vitin 2009 kësaj organizate të paregjistruar i tepruan mbi 2.2 milionë euro që i qoi në bankë, derisa në komuna të ndryshme të Kosovës punëtorët e saj mbesin prapa edhe për gjysmë viti me paga.

Sikur të mos i mjaftonte, në vitin 2010 ajo qoi edhe 900 mijë euro të tjera në bankë, derisa në ndërtim të buxhetit, sipas raporteve që ia miratoi edhe Kuvendi i vetë, nuk i futi në punë hiç 2.2 milionëshin e 2009-ës.

BIK-u kurrë nuk pati një shpjegim se ku mbetën 2.2 milionë euro, Ata dinë të thonë vetëm se “qisajde dikah napër banka janë. Si ka prek kërkush. Krejt letrat i kena….”, por qe që nuk i qesin ato letra, ani pse një pjesë të madhe të buxhetit e ndërtojnë me anëtarësinë obligative për myslimanë prej 3 eurosh.

Nëse dikush dyshon që kjo është obligative, mos ta paguaj dhe le të pretçka i ndodh në ceremoninë e vdekjes së ndonjë të afërmi.

Krahasuar me milionat që shkojnë e vijnë, e përmblidhen në vetëm 4 faqe raport, që edhe ashtu duhet ta nxjerrë për publikim tinëz, favorizimi i vajzës për Myftiun Tërnava është “cikërrimë”.

Ndoshta edhe ka zbatuar këshillën fetare që në muajin e Ramazanit të shtohet mëshira ndaj familjes, e ia ka nxjerr edhe një rrogë vajzës, se që duhet gjithqysh të jetë më e mira ndër krejt vajzat fetare, që të drejtoi emisionin fetar në televizioni publik, këtë as që duhet ta vëmë në dyshim.

Refiqja është vajza e Naim Tërnavës. A duhet diçka më shumë?!

Sido që të jetë, me këtë emision, dhe më moderimin e vajzës së Myftiut vazhdoj të zgjohem e ha syfyr tash e tutje. Nuk e lëshoj këtë rast, pasi që e di që jam pjesë e një audience të madhe, pasi që këtë emision të syfyrit të RTK-së, menjëherë pas iftarit mund t’i ndiqni edhe në TV lokale që transmetohen në rrjetin tokësor dhe kabllor, si: TV Besa, TV Mitrovica, TV Dukagjini, Syri Vizion, TV Vali, TV Festina, TV Iliria e Star TV.

Autor: Visar Duriqi

some_text
Naim Berisha says:

Me ka pas thirre njehere ne nje emision ne radio gjate ramazanit te flas dicka per aktualitetin dhe muslimanet, nuk e kam dite qe eshte kaq i nivelit te ulet, vertete per ate njeriu e merr termin hipokrit ngase te mashtron te jep bindje qe eshte djale i mire por ne fakt eshte tjeterkush

fatiiii says:

Quuuuuuuukiiiiiiiiiiiiissshhhhhhhhhhhhhhh visar quksh.

fati says:

Ni shprehje thote: Qent lehin (V.D.) karvani ecen.

fatma says:

nora&arta Allahu te udhezofte, nuk pate mundesi me rrejt kesaj here, e ty si femer nuk te ka hije me rrejt e sidomos ne keto dite ramazani….

Arta says:

Shkrimin origjinal e kam ba une e kush ka kopju ktu nuk e di. E sa per rrena tkofshin perhajr ty se une ende nuk jam mbush me sherrin e rrenave prandaj ty si femer nuk te ka hije me u shpreh me kete fjalor. Zoti te drejtofte

admin says:

Para se të publikohet ka ardhur komenti i njëjtë me emra të ndryshëm … s’ka mund askush ta kopjoj veçse ju e keni dërguar me emra të ndryshëm …
Me respekt ekuiliber.com

Nora says:

Si duket kesaj radhe ketij njeriu te ulte edhe rrenat ju kan hargju. Ne Kosove tani edhe rrenat jane te avansuara kurse ky i shkreti edhe me rrena eshte demodu dhe ka mbet mbrapa. Veqmas kur ka te beje me keqperdorimet ne BIK, tani më genjeshtra banale. Ky i mjeri tani ne pamundesi te mirret me dicka qe eshte reale ka zgjedhur te i kritikoj emisionet fetare te fundit te realizuara nga BIK-u. BIK-u per ket projekt ka marre mijera mesazhee pozitive i vetmi Visar munafiku edhe ketu gjen behane. Nese ky manjak ka vetwm pak moral dhe ka interesim per ta ditur te verteten lidhur me moderatoren Refiqe Ternava qe ky ket pune e ka ba aq te madhe ateher une si nje protagoniste e ketyre emisioneve fetare i beje me dije visarit dhe cdo kujt qe don ta dij realitetin se e verteta eshte kjo: roli i moderatores Refiqe Ternava ne temat e ramazanit 2012 as qe esht sillur ne koken e Naim Ternaves as qe eshte menduar nga ai asnjeher , as qe ka qene ide as propozim e as mendim i tij asnjeher. Kjo ide nuk ka ardhur as qe i ka shkuar ne mend asnjeher as Refiqe Ternaves. Por ekipi realizues i ketyre emisioneve ka pas dilem rreth gjetjes se nje moderatore femer te mbuluar deri diku te pergatitur. Propozimi si alternativ ka ardhur krejtsisht nga individ jasht bashkesis islame dhe kete vetem si sherbim Refiqe Ternava e ka pranuar. Andaj ne vend qe te pergezohen emisionet dhe te pergezohet dhe inkurajohet nje vajze e re muslimane e talentuar pavaresisht bij e kujt esht e ajo quditrisht injorantet duan te nxjerrin vjam prej pleshti dhe pa asnje arsye e pergojojn nje familje duke u munduar te e viktimizojn madje edhe nje vajze te re e cila krejtesisht eshte e pastert dhe pa asnje mekat ne kete rast. por fatkeqsisht shqiptaret nuk e dojne punen, suksesin dhe perparimin e shoqerise sone ne te gjitha sferat e jetes e veqmas ne sferat e islamit.

fatma says:

a je nora apo arta se sic po duket edhe ty tu paskan hargju rrenat ncncncnccn

Jashari says:

Opaaaa Visar Opaaaaa ………………………..?

Opaaaa Duriq Opaaaaa……………………….?

Opaaaa Hajvan Opaaaaa……………………….?

Daus says:

Per me dhane konkluz te tille pa qene idiot ose Visar / dreqi / Duriqi nuk ka mundesi . Per qe e ka perfundu medresen ky tipi une kom pa plot te llojit te tije te cilet sote sherbejn edhe ne teqe te ndryshme ne teritorin tone , mirpo kete tipin ose e ka shkel traktori ose i ka hyp bicikla . Ky nuk eshte tjeter veqse nje shpifes i cili shpif tash edhe per Refiqen e qe besoj qe ka me dhane llogari te All-llahu xh.sh. . Ndersa sa i perket ketije tipit puna e BIK-ut ketij ju ka bo obsesion se kesi tipa nuk kane mundesi me u konektu as si pastrues ne BIK . E ky tipi /Dreqi/ Durqi le te vrapon mas armiqeve te islamit se hiq pa shybe All-llahu ka me ja thy qafen dikun . PO fund i paska dhane qeky ALXI , ti skoke shqiptar e as musliman .

Dragani says:

Visar Duriqi Nje Jehudi Me pas fut ne Medrese per kater vite jam 100% i bindur qe do te dilte shum me i mire se ti.Ti ishe turpi i shqiptaris sepse per Islam skemi cka me diskutu po dukesh. E vakt o vakt mizerje koke ti .

alexi says:

Visar Duriqi jam plotesisht i bindur qe nje Jehudi me fut ne Medresen e Mesme te Prishtines do te dilte me i mire se ti, ti qenke turpi i shqiptaris dhe i Gazetaris por nuk ke faj sepse edhe Gazeta per te cilen ti shkruan eshte identike me idet tua anti Shqiptare dhe anti Njerzore e lere me Islame…

Artan says:

Nuk eshte e rastsishme as koha kur publikohen shpifjet e ketij injoranti.
Ska dyshim se ky eshte servil i armiqve te Islamit, qe mundohet t’i percaj myslimanet.
Me te vertet sikur ta lexoni pa emocione kete tekst, do vereni sa qesharak del ky i marri V.D.

Agim says:

Ky o kane ne Medrese perqata jau din t’zezat BIK-ut.

Megjithate nuk pajtona qe keto informata me u publiku ne Media te ndryshme se mandej spo na ndahet zullumi prej qafirave e xhahilave.

Keto jane probleme te brendshme te muslimaneve (praktikues-namazli) dhe duhen zgjidhur e gjykuar brenda rrethit tone e jo neper media te injorantave sepse kjo po i bjen me u bo bashke me injorantat kunder Islamit.

Saudi says:

Ti ishe Lahper bre qysh spo te vjen marre me dal me shkru e me shpif . Ti ne ate emisionin e jahudive je tregu qe je nje anti islam marre per ty . Lahper idiot injorant .

muslim says:

o vllazen musliman, un nuk po muj me kuptu ku osht interesi i ktij kastravecii e as i EKUILIBRIT,

krejt qka une po shof ktu osht me shti perqarje ne mesin e muslimanve, as nji njeri nuk osht perfekt e as naim ternava, mirpo na duhet me punu per fejen e ALLAHUT edhe nese nji vlla e shohim qe eshte gabim duhet me ja mbulu para te tjerve te metat e atij vllau duhet me ja terhjek verejtjen e mi thon permirsohu se sbon kshtu

fatma says:

selam alejkum stafit dhe gjithe muslimaneve. Ju lumte ekuiliber, duhet ti qitni ne shesh te palarat e BIK-ut, eshte e vertete se kane mannipulu me shuma te medha parash, mos e shani gazetarin nje fjale e urte thote ”nuk eshte me rendesi kush e thote, por cfare thote!” Nese ia doni te miren islamit veproni drejte dhe mos i mbroni hajnat. Allahu e di me se miri, Ai gjykyesi me i drejte dhe do te na shperbleje per gjithcka qe punuam.

antipatrulla says:

Bravo i koft Visarit qe po ka guxim me than te verteten edhe ekuilibrit qe e ka postu kete shkrim, ndersa marre i koft ketij komentuesit paraprak ‘patrulla’ qe me sa duket edhe nga vete nick-u qe e paska zgjedh po tregojka se osht servil i BIK-ut.
Visari ka plotsisht te drejt se nuk u met feja vetem ne doren e terrnaveve e simnicve dhe as hoxhollaku se me pas kan kshtu ky popull kish maru.
Per mos me zgjat ma shum terrnavt e simnict se bashku me dhonurt, miqt e jaranat e tyre, qe shpesh i bojn kurthe edhe njanitjetrit per interes, jon tuj i qit gjematin per dritare te xhamijave, perderisa i ngrati mulla shefqeti me disa hoxhollar vertet te devotshem u rrjepen tuj u mundu mej afru dhe me i shti ne xhami ket milet…

Daus says:

as ti skoke ma i mire se ky Visar / Duriqi / Dreqi .

Din says:

Cfar terapie po e merrni,, garant te njejt me visarin te shkruajtur nga baba veton soros.

tironsi says:

Ky sorosiani mo na flet per Islam? E thote se edhe po mbajka ramazan…..na lodhen dyftyresisht

Din says:

hahah..ekuiliber paskeni shllajfit ne ramazan. E ky visari i shkrete se ka larg qyqja,, shume shpejt kem me ja thy brijt ky far munafiku qe ka qef veq me perhap dezinformata ne popull. E Allahu ka me marre ne pytje per cdo shkronje te vetme. Allahu ta dhashte hakkun.Allahume amin, Allahume amin, Allaahuumee aaaminn..

jetmir says:

Selam Alejkum, tash e kenaqet krejt ekuiliber. po qka po e qitni ket far idioti, po ky kah te sillet e shan islamin, nuk ka probleme ky veq me bashkesin islame, po me krejt muslimanet, kudo qe sheh musliman, ky mundohet ne qfaredo menyre ti poshteroj.

patrulla says:

valla bre ekuiliber marre ju kofte qysh keni mujt me postu shkrimin e kti idioti, po kur ka fol mir ky per islam najhere, nashta ka qef me e pa bashkesin islame te rrzume pertoke pa para me i pa hoxhallart te pa ushqyer vetem athere do te ishte i knaqur ky munafik, e nese ne vend te bIk do te ishte BKK apo bashkesia e komunistve krishtere te kosoves marre per juve ne rend te pare, se si nuk kini arrit hala ta kuptoni kete idiot

Switch to our mobile site

Get Adobe Flash player