Dikur aty kishte ujë e anije, tani është shkretëtirë (FOTO)
Në mes të shkretëtirës, ndoshta do të duket e habitshme të shohësh këto anije fantazmë. Por ato janë kujtesë se aty dikur ishte një zonë e pasur me ujë, peshk dhe banesa.
Bëhet fjalë për liqenin Aral në Uzbekistan, që tani është tharë thuajse komplet.
Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj në botë, por tani është ndarë në katër liqene të vegjël, krejt të papërfillshëm.
Gjithçka nisi kur qeveria e Bashkimit Sovjetik vendosi që uji të përdoret në pjesë të tjera të shkretëtirës për të prodhuar pambuk dhe produkte të tjera.
Fillimisht u devijuan lumenjtë që mbushnin këtë liqen.
Uji nisi të zhdukej me shpejtësi. Gjithçka ishte një shpërdorim i vërtetë. E keqja erdhi më vonë. Industria e peshkut u zhduk, zonat rreth e qark liqenit u mjeruan. Uji i mbetur u bë me kripë dhe u ndot shumë.
Vetëm pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Uzbekistani nisi punën për të rikthyer në jetë liqenin. Por misioni është shumë i vështirë. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, e ka quajtur këtë një nga katastrofat më të mëdha ambientale./tema/








