Francë – Macron: Nëse duam të jemi të bashkuar, duhet të pranojmë lirinë fetare

Francë – Macron: Nëse duam të jemi të bashkuar, duhet të pranojmë lirinë fetare

“Nëse duam të jemi të bashkuar, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka deklaroi të dielën Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Kreu i s

95 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Muslimanja nga Japonia dizajnon sexhade të xhepit
Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” u ndihmoi 15 familjeve

“Nëse duam të jemi të bashkuar, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka deklaroi të dielën Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kreu i shtetit francez i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një transmetimi special të drejtpërdrejtë në “BFMTV” dhe “Mediapart”.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me myslimanët dhe shaminë e kokës në vend, Macron ka thënë se feja islame në Francë është përhapur sidomos pas emigrimeve dhe lëvizjes së popujve.

“Së pari, kjo fe konsiderohet e re për Francën. Historikisht, Franca ka pasur lidhje me katolicizmin, protestantizmin dhe besimin hebraik. Shumë nga qytetarët tanë i frikësohen këtij fenomeni të ri. Nëse duam të jemi të bashkuar, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka theksuar ai duke njoftuar se sot ka 4,5 deri në 6 milionë qytetarë francezë myslimanë.

Lideri francez ka nënvizuar me tej se rrymat radikale, të cilat ushqejnë këtë frikë, nuk paraqesin Islamin e vërtetë.

Pyetjes “Çfarë ndjeni kur përballeni me një grua të mbuluar?”, Emmanuel Macron i është përgjigjur me fjalët: “E respektoj dhe Franca gjithashtu duhet ta respektojë këtë gjë.”

Duke potencuar se është kundër një amendamenti ligjor që do të sillte ndalimin e shamisë së kokës në Francë, kreu i Pallatit “Elysee” është ndalur mbi dallimet ndërmjet mënyrës së jetesës sipas fesë islame dhe asaj tradicionale franceze.

Sa i takon pjesëmarrjes së nënave të mbuluara bashkë më fëmijët e tyre në shëtitjet dhe aktivitetet shkollore, çështje kjo që dikur ishte temë debati në Francë, Presidenti Macron u shpreh me këto fjalë: “Nëse ato janë qytetare, pra, nuk janë me mision apo punonjëse në shkolla, atëherë mund të mbajnë shami koke, sepse shkolla është laike, por shoqëria nuk është e tillë.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0