Klerikët e Shkodrës bëhen bashkë: të shpëtojmë familjen dhe shoqërinë nga e keqja

Klerikët e Shkodrës bëhen bashkë: të shpëtojmë familjen dhe shoqërinë nga e keqja

Për herë të parë, krerë fetarë janë bërë së bashku për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi fenomene si droga, fajdetë dhe lojërat e fatit. Ka ndodhur k

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”
“The Guardian”: Përse të burgosurit australianë po bëhen muslimanë
Shqiptarët myslimanë shpëtuan hebrenjtë: Shembulli nga i cili bota duhet të mësojë për t’i dhënë fund dhunës

Për herë të parë, krerë fetarë janë bërë së bashku për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi fenomene si droga, fajdetë dhe lojërat e fatit.

Ka ndodhur kjo në Shkodër, atje ku ditë më parë pati dhe deklarime të ashpra anti-LGBT.

I shumënjohuri myftiu Sytari, ishte ai që e shpalli gjendjen si alarmante.

“Janë alarme për të cilat duhet të shqetësohen  edhe institucione të ndryshme shtetërore që kanë për detyrë morale dhe qytetare, mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti”, tha kleriku i njohur musliman.

Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega denoncoi njerëz me pushtet që sipas tij trafikojnë drogë në Shqipëri.

E nga ana tjetër, Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse, tha se “nëse këto fenomene nuk parandalohen në kohë, është një rrezikshmëri e madhe për shoqërinë dhe familjet tona”. /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1