Tërnava kujton kontributin e Medresesë për Kosovën

Tërnava kujton kontributin e Medresesë për Kosovën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka rikujtuar kontributin e Medresesë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, ka njofton Klan Kosova. “Nuk ka vend më

Myslimanët amerikanë janë më të arsimuarit dhe më bamirësit në ShBA
Çfarë thotë Qendra Rekreative në Holandë për namazin?
Aktori i famshëm amerikan: Le të bëhemi si muslimanët!

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka rikujtuar kontributin e Medresesë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, ka njofton Klan Kosova.

“Nuk ka vend më të bukur se ky amfiteatër që dha gjithçka drejt çlirimit, që të uroj të gjithë në 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit”, tha Tërnava në bashkëbisedimin me nxënësit e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë me temë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Nxënës të dashur, na ndajnë vetëm dy ditë nga dita kur mbushet një dekadë prej kur u shpall pavarësia e Kosovës, ditë për të cilën populli ynë vuajti shumë, dhe breza të shumtë u angazhuan përreth kësaj kauze”.

“Pa dashur që të lëshohem në të dhëna historike, më lejoni që t’ju them që detyrimi ndaj shtetit është edhe fetar”.

“E ardhmja e vendit tonë është e sigurt. Duhet të punojmë që ta zhvillojmë atë, e ta ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë”.

Tërnava nuk la pa i përmendur edhe dëshmorët që kishin qenë nxënës të Medresesë dhe për tubimet që janë mbajtur në këtë vend në kohët më të vështira.

“Kujtojmë 37 shehidët e dalë nga bankat e Medresesë që ranë për lirinë e vendit”.

“1230 tubime të karaktereve të ndryshme, u bënë edhe përgatitjet e konstituimit të Kuvendit më 1992, u mbajtën të gjitha mbledhjet e partive, akademisë së shkencave, teatrove, etj.”.

“Ka pasur mundësi që Kosova të zhvillohet më mirë, por për inate e teke është çaluar në procese”.

Sfidë sipas tij është të mos lejohet keqpërdorimi në emër të fesë, si dhe të mos bërit robër të askujt përveç Zotit.

“Në aspektin fetar, ju porosis dhe kërkoj nga ju që ta dini të gjithë që Islami është këtu që 600 vjet. Hoxhallarët tanë, mësuesit tanë e kanë sjellë islamin burimor, por sfida e cila po na pret është që të guxojmë të bëhemi asnjëherë robër të askujt përveç Zotit. Të mos lejojmë assesi që të keqpërdoret që në emër të fesë t’i bëhet keq këtij vendi”.

Ai insistoi se nuk duhet të lejohet indoktrinimi nga njerëzit që pretendojnë se e dinë fenë, dhe se nuk duhet lejuar që feja të shndërrohet në fe të terrorit dhe të kriminelëve ekstremistë.

“Ne nuk duhet të lejojmë të indoktrinohemi nga askush, nga asnjë grup që pretendojnë se e dinë fenë. Ato janë të huajat, ato janë të rrezikshme. Jo vetëm në Kosovë, por edhe për vëllezërit e motrat tona që jetojnë jashtë vendit”.

“Islami ynë është paqe dhe s’duhet lejuar të indoktrinohemi e ta shndërrojmë fenë në fe të terrorit e kriminelëve ekstremistë”.

Në anën tjetër, drejtori i Medresesë “Alaudin”, Jakup Efendi Çunaku, ka folur për veçantinë e ditës së pavarësisë, dhe se atë e kanë bërë njerëzit e mëdhenj.

“Atdheu nuk është vetëm një tokë në të cilën jetojmë, por një qenie që jeton në shpirtin tonë”, tha Çunaku.

“Dita e Pavarësisë është e veçantë, dhe të tillë e kanë bërë njerëz të mëdhenj”.

“17 Shkurti na shtyn në emocione që na kujtojnë të kaluarën plot sakrifica”.

“Ky amfiteatër në të cilin myftiu do të bashkëbisedojë me nxënësit, në kohët më të liga ka luajtur rolin e Kuvendit, të teatrit dhe të shumë institucioneve të tjera”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0