Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya

Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya

Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe njëherësh edhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në rrjetin social Twitter shpërndau një fotografi mbësh

Kenia, rrahje masive mes nxënësve muslimanë dhe të krishterë
Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër
Palestinë, me 11 vite vonesë nis përdorimi i 3G në Bregun Perëndimor

Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe njëherësh edhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në rrjetin social Twitter shpërndau një fotografi mbështetje dhe bëri thirrje për ndihmë për fëmijët e muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo mbështet organizatën joqeveritare “Save the Children”, ndërsa në Twitter shkroi “Një botë në të cilën të gjithë i duam fëmijët tanë. Na ndihmoni, ju lutemi”.

Futbollisti, i cili edhe më herët ofroi mbështetje për fëmijët sirianë dhe dhuroi ndihmë për familjet në Siri, në porosinë e re shtoi hashtag #Rohingya dhe #Refugee si dhe dy fotografi. Në njërën fotografi tregohet një njeri me fëmijën në krahë, ndërsa në tjetrën gjendet Ronaldo me katër fëmijët e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0