Kryeministri malazez: Nuk kemi asnjë problem me Kosovën

Kryeministri malazez: Nuk kemi asnjë problem me Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi i tij nuk ka

“Time”: Haradinaj në mesin e pesë politikanëve të arratisur më të kërkuar
Kjo klasë politike s’mund t’u japë zgjidhje temave të rëndësishme
Agjencia Kundër Korrupsion e cilëson të jashtëligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi i tij nuk ka probleme me Kosovën.

Ai ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim ekonomik në mes të dyja vendeve.

“Dëshirojmë që me Kosovën të zhvillojmë edhe bashkëpunimin ekonomik, dy vendet meritojnë që qytetarët e tyre të jenë më të zhvilluar, të dyja vendet kemi resurse zhvillimore. Kam propozuar të arrijmë bashkëpunim në mes dy odave ekonomike dhe të merremi me zhvillimin e infrastrukturës. Cilësia e infrastrukturës që i lidh dy vendet është e paknaqëshme duhet t’i japim një shtytje që qytetarët tonë të vijnë më shpejt te njëri-tjetri”, ka thënë Markoviq, raporton lajmi.net

“Nuk kemi probleme më Kosovën kemi disa çështje të cilat do të zgjidhen me kohën. Duhet të gjejmë një zgjidhje cilësore në të gjitha çështjet”, ka theksuar kryeministri malazez.

Tutje ai ka shtuar se Mali i Zi do t’i ndihmojë Kosovës në arritjen e të gjitha aspiratave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0