Jemi njerëz apo vetëm spektatorë?

Jemi njerëz apo vetëm spektatorë?

Kjo këngë, sa di unë, i është dedikuar Adem Demaçit dhe ka frymëzuar shqiptarët në atë kohë për veprim kombëtar e u ka ngjallur ndjenjat patriotik

Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!
Demarkacioni: edhe ujku i ngopur, edhe tufa e dhenve e paprekur
Pse nuk e duan Turqinë?

Kjo këngë, sa di unë, i është dedikuar Adem Demaçit dhe ka frymëzuar shqiptarët në atë kohë për veprim kombëtar e u ka ngjallur ndjenjat patriotike shqiptare.

Brishtësia letrare e tekstit dhe kodi politik i deshifrueshëm lehtë, të rikujtojnë tjeshtinë madhështore dhe karakterin e pastër e transparent të njerëzve të asaj kohe, të cilën e kemi mbërritur pak.

Sado e thjeshtë të të duket përmbajtja e këngës, aty është emocioni i fortë, i dhënë letrarisht me agimin idilik e lotët që i ngjajnë shiut…; është metoda e veprimit kur thirret për bashkimin e vëllezërve (si ftesë që edhe të ndarët e sotëm, sidoqoftë, të bashkohen, se e do puna); është edhe teoria e kombit (“sa e ambel asht liria me gjuh’ t’nanes…”) që lirinë e njëjtëson me lirinë e gjuhës shqipe, duke e nënkuptuar gjuhën shqipe si karakteristikën më qenësore të kombit shqiptar-që shqiptar është secili që flet gjuhën amtare shqipe; është dhe parashikimi (a do t’knojsh me naj pranver’) që mund të marrë kuptim si aludim për ndonjë pranverë revolucionare shqiptare.

Po të krahasosh pastaj ndryshesat e këtij versioni me versionet me të cilat e këndojnë të tjerët si Riza Bllaca, Sali e Feriz Krasniqi…, gjen kuptime të larta edhe në ato nuanca dallimi.

Pra ,ke të bësh me një tekst që kritikët letrarë e quajnë” të hapur”, që merr lexime-dëgjime të ndryshme. Qëndrimi në kohë i kësaj kënge pa dyshim se flet shumë për shqiptarinë e atij që e ka shkruar. Diçka që e ke përnjëmend , nuk humbet kurrë dhe prandaj nuk ke nevojë ta matësh në kandarin e opinionit publik të kohës, mate me vendosmërinë tënde.

E si erdhi puna që pushteti të guxojë ta kontekstojë respektin e çiltër të Adem Demaçin për flamurin e Kosovës për të përdhosur flamurin kombëtar, si erdhi puna që njerëzit të mërdhihen e të bëhen akull e gjithçka rreth vetes ta shohin e t’ia lënë emrin “po politikë”, bile duke treguar informim të thellë e me ngërdheshje, edhe kur u vidhet buka e fëmijëve të tyre e edhe kur kjo nuk mjafton e ua qesin në shitje historinë e identitetin….jemi njerëz apo vetëm spektatorë?

Tregoni!

Kur jua heqin flamurin, ata janë duke jua kërkuar letërnjoftimin që t’u tregoni kush jeni e çka jeni ju, qysh të ju trajtojnë tutje, se ende kanë punë

/Ilmi Rexhepi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0