​Danielsson: Janë dhe dy kushte për liberalizim, demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit

​Danielsson: Janë dhe dy kushte për liberalizim, demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Ram

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, a do të shqyrtohet shfuqizimi i Speciales?
Komuna e Prishtinës tregon cilat linja të autobusëve janë pa pagesë
Alarmon IKSHPK: Mos dilni pa maska në qytet

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se Kosova i ka edhe dy kushte për t’i plotësuar për liberalizimin e vizave, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit.

Sipas tij nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë  mund të vazhdohet përpara.

Ndërsa tha se BE do ta përkrah Kosovën në agjendën e saj të reformave.

Ai ka folur dhe demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilin tha se kjo është një çështje mes këtyre dy shteteve dhe se është në duart e tyre që të gjejnë një zgjidhje.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj  tha se Strategjia e Zgjerimit, e ka definuar rrugën e Kosovës, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë.

Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting tha se Strategjia e Zgjerimit të BE-së  është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe Kosovën. Ndërsa tha se askush nuk mund të ec përpara në rrugën evropiane, nëse nuk ka pajtim të plotë, siç është rasti në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se Qeveria mbetet e përkushtuar, në ndërmarrjen e reformave të nevojshme./KosovaPress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0