Trajnohen imamët e Ferizajt për metodologji dhe specifika të mësimdhënies në xhami

Trajnohen imamët e Ferizajt për metodologji dhe specifika të mësimdhënies në xhami

Trajnohen imamët e Ferizajt për metodologji dhe specifika të mësimdhënies në xhami   Dje, më 10.02.2018, ditë e shtunë, organizuar nga Kësh

“Jeddah Tower”, kulla që së shpejti do të rrëzojë nga froni “Burj Khalifa” (Video)
Shqiptarët myslimanë shpëtuan hebrenjtë: Shembulli nga i cili bota duhet të mësojë për t’i dhënë fund dhunës
Muezinët do të ndjekin shkollën muzikore Rachidi

Trajnohen imamët e Ferizajt për metodologji dhe specifika të mësimdhënies në xhami

 

Dje, më 10.02.2018, ditë e shtunë, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt; imamët e këtij këshilli janë trajnuar për metodologji të mësimdhënies dhe për specifika të mësimdhënies në xhami.

Ne fund të vitit 2017, Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt kishte vendosur për oraret e mësimit në xhami, që mësimi të zhvillohet në dy gjysmëvjetorë dhe në Ramazan dhe për planin e njësuar me të cilin do të punojnë imamët e këtij këshilli nga muaji mars i vitit 2018.

Përcaktimi i orareve është bërë duke marrë parasysh oraret e nxënësve në shkollat e tyre.

Trajnues ishte prof. Muhamed Dërmaku, profesor në medresenë Alaudin në Gjilan.

Oraret dhe plani i njësuar janë ideuar nga prof. Gentian Jetishi, përgjegjës për arsim në Këshillin e Ferizajt, mbështetur nga Komisioni i Arsimit dhe miratuar nga Këshilli.

 

Trajnimi njëditor u zhvillua në dy grupe dhe, përveç imamëve, merrnin pjesë edhe studentë të FSI-së dhe maturantë të Medresesë nga Ferizaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1