Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!

Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!

Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!   Ka një pyetje thelbësore, së cilës secili shqiptar, po sidomos ata që kanë ndikim më të mad

Të bashkuar vetëm për një gjë, që të flasin sa më pak për edukimin
Presidenti i ardhshëm
Fetvatë dhe roli i tyre i ndjeshëm në shoqëritë islame

Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!

 

Ka një pyetje thelbësore, së cilës secili shqiptar, po sidomos ata që kanë ndikim më të madh shoqëror, duhet t’ia dinë saktë përgjigjen

Pyetja është nëse identiteti dhe vetëdija kombëtare janë pjesë e ekzistencës bashkëkohore (moderne) në Perëndim apo i takojnë së kaluarës.

Literatura e Perëndimit e thotë që vetëdija kombëtare e tyre sa vjen e rritet dhe se integrimi evropian nuk do të thotë për ta zhbërje, mohim e humbje të identiteteve kombëtare, para së gjithash, ai për ta përbën shmangie të armiqësive, liri dhe kushte të përshtatshme për zhvilimin e identiteteve kombëtare…

Shqiptarët, ashtu siç po i bëjnë punët dhe siç nuk u vjen turp disa “intelektualëve” snobistë të propagojnë, u është mbushur mendja se identiteti dhe vetëdija kombëtare i takojnë së kaluarës në Perëndim dhe se, rrjedhimisht, rruga jonë duhet të jetë mohimi i vetes, zbehja e identitetit dhe e vetëdijes kombëtare për qejf të Perëndimit.

Këtë mendësi e mundëson reja e dendur e propagandës kozmopolite dhe sidomos snobistët, snobiste del edhe Ministria e Arsimit, e cila ua obligon fëmijëve mësimin e gjuhës angleze nga klasa e parë. Po në klasë të parë cilën gjuhë të huaj e mësuakan fëmijët gjermanë, cilën ata francezë…?!

A jemi ne shqiptarë ndaj çdo të huaji apo vetëm ndaj sllavëve e turqve?
Koha ua kërkon shqiptarëve organizimin për vetëruajtje që të mos ndodhë kjo që, kështu si ecën, pritet: ta mbytë identitetin tonë liria e vet!

Autor: Ilmi Rexhepi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0