Erdogani urdhëron që ky serial të përkthehet dhe transmetohet në botë

Erdogani urdhëron që ky serial të përkthehet dhe transmetohet në botë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se telenovela “Payitaht Abdulhamid”, që transmetohet në kanalin TRT 1 të Radio Televizi

Zvicra jep 200 mijë euro për Specialen, mesazh për ata që donin ta shfuqizonin
Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar Demarkacionin
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vendimi për rritje të pagave, i jashtëligjshëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se telenovela “Payitaht Abdulhamid”, që transmetohet në kanalin TRT 1 të Radio Televizionit Turke dhe pëlqehet shumë nga teleshikuesit, duke u përkthyer në gjuhë të ndryshme duhet të ‘eksportohet’ me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në programin “Përkujtimi i Sulltan Abdulhamitit në 100-vjetorin e vdekjes” të zhvilluar në Pallatin Yildiz në Stamboll.

Ai tha se ajo që e bën një popull të ekzistojë, ajo që i jep popullit memorie dhe karakter është tërësia e ngjarjeve historike.

Erdoan tha se janë krenarë për historinë turke dhe çdo popull ka fatin të zotërojë një histori të tillë si dhe bëri të ditur se nuk neglizhojnë të marrin mësim nga e kaluara.

Ai tha se Sulltanin Abdulhamid e shohin si personalitetin më të madh vizionar dhe strategjik dhe shtoi: “Fjala e Abdulhamidit ‘bashkimi dhe uniteti është mbi çdo fuqi’ vazhdon të jetë udhërrëfyesi i të gjitha punimeve tona si shtet dhe si popull”.

Kreu i shtetit turk falënderoi Radio Televizionin Turk që u ka mundësuar teleshikuesve një telenovelë të tillë si “Payitaht Abdulhamid” dhe nënvizoi se kjo telenovelë duke u përkthyer në gjuhë të ndryshme duhet të ‘eksportohet’ me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Erdoan tha se përkujtojnë me rahmet Sulltan Abdulhamidin, që ashtu siç shprehet edhe historiani turk Profesor Doktor Ilber Ortayli, ka vënë vulën e tij në botë si perandori i fundit univers

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0