Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë, KBI-ja në Gjilan promovon librin “Dëshmi për kohën”

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë, KBI-ja në Gjilan promovon librin “Dëshmi për kohën”

Gjilan – Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Komunën e Gjilanit në një audiencë me përfaqësim nga institucione të ndryshme të s

Sami Yusuf – Shadowless
KMSH dhe Ministria e Kulturës firmosin marrëveshjen e restaurimit të 5 xhamive
“The Guardian”: Përse të burgosurit australianë po bëhen muslimanë

Gjilan – Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Komunën e Gjilanit në një audiencë me përfaqësim nga institucione të ndryshme të shtetit, është bërë promovimi i librit “Dëshmi për kohën”, të autorit Islam Osmani. Ky libër është një dokumentim i kontributit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për Lëvizjen Popullore gjatë viteve 1990-1999.

Në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës foli dhe mbajti fjalim vlerësues për librin, profesor Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i BIRK-ut, i cili përcolli përshëndetjet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për këtë organizim. Për librin, ndër të tjera, theksoi se është një përmbledhje e angazhimit të komunitetit të hoxhallarëve të Bashkësisë Islame në Gjilan, por edhe të veprimit politik e arsimor në një qëllim të vetëm për liri.

“Bashkësia Islame gjithandej Kosovës së bashku edhe me medreset, mejtepet, gjatë viteve ’90-’99 kanë qenë në shërbim të arsimit shqip dhe më pas edhe shndërrimi i objekteve të saj në shërbim të politikës shqiptare e më vonë edhe angazhimeve në kuadër të përkrahjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit”, tha Rexhepi.

Në emër të Komunës së Gjilanit, foli kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, e cila tha se kontributi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan është jashtëzakonisht i madh, ku përpos shërbimit për një jetë më të mirë për qytetarët e Komunës së Gjilanit, ky institucion ka qenë derë e hapur e organizimeve për pajtimin e gjaqeve, krijimin e hapësirave për arsimin shqip, vend për veprimtari politike e më pas edhe ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Naim Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, potencoi vendosmërinë e institucionit të tij për mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve të shtetit për ndërtimin e shtetit, zhvillimin dhe integrimin e tij.

Ai tha gjithashtu se KBI-ja kontributin e vet e ka dhënë gjithnjë në angazhimin e përbashkët për lirinë e Kosovës nga një okupator, i cili ka qenë shkatërrues i çdo gjëje që ishte shqiptare, duke mos kursyer as objektet fetare xhamitë, medreset, mejtepet etj.

Ndryshe, “Dëshmi për Kohën” Kontributi i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për lëvizjen gjithëpopullore gjatë viteve 1990-1999, është libër i botuar nga autori Islam Osmani, në të cilin sipas autorit mund të gjenden detaje të shumta nga procese të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar nëpër faza të ndryshme e posaçërisht gjatë viteve ’90-’99.

Për librin kanë folur edhe njohës të tjerë të librit dhe standardit të shkrimit si Hysen Matoshi, Nexhat Rexha dhe autori Islam Osmani.

Ky manifestim është përcjellë më pas edhe me një program artistik të korit të medresesë Alaudin nga Prishtina dhe medresesë “Haxhi Sheh Shamia”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0