Ja cilën përgjigje e konsideron të saktë CIA për emrin e Kosovës

Ja cilën përgjigje e konsideron të saktë CIA për emrin e Kosovës

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) amerikane, në profilin e saj në Twitter, ka organizuar një kuiz për ndjekësit e saj. Në mesin e pyetjeve bien

Me gjithë ligjin e ri, aksidentet marrin jetën e 7 personave gjatë janarit
Pacolli thotë se diplomacia kosovare po sfidohet nga Serbia
Tragjedi në Tetovë, vdesin nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj (Video)

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) amerikane, në profilin e saj në Twitter, ka organizuar një kuiz për ndjekësit e saj.

Në mesin e pyetjeve bien në sy dy pyetje që CIA i ka përzgjedhur e të cilat kanë të bëjnë pikërisht me vendin tonë, Kosovën, ndërsa pyetjet janë të përcjella me hashtagun #OpeningCeremony (ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore) ku Kosova për herë të parë paraqitet e barabartë me shtetet tjera dhe përfaqësohet nga vetëm një garues, skiatori Albin Tahiri, raporton Koha.net.

Njëra pyetje ka të bëjë me valutën zyrtare që përdor Kosova, ndërsa tjera me prejardhjen e emrit ‘Kosovë’.

Në pyetjen për prejardhjen e emrit të vendit tonë, si përgjigje janë përzgjedhur katër opsione, të gjitha emra zogjsh.

Dhe përgjigja që ka marr më së shumti përgjigje ka qenë ajo “Blackbird”, apo në shqip “Zogu i Zi”. Por, mediat në Serbi tashmë kanë ‘marrë malin’ për këtë gjë pasi Serbia pretendon se emri Kosovë vjen nga fjala serbe “kos” që do të thotë “zog i zi” apo edhe “sorrë”.

Edhe CIA ka konfirmuar se përgjigja e saktë e pyetjes për prejardhjen e emrit të Kosovës është “Zogu i Zi”. “Emri i Kosovës rrjedh nga fjala serbe për këtë zog, që është ‘kos’”, shkruan CIA.

Faqja e CIA-s me këtë rast ka ofruar edhe një informatë shtesë duke thënë se “Kosova është vendi i dytë në botë që në flamurin e saj kombëtar përdor hartën si element dizajni. Flamuri i Qipros është tjetri”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1