Viti 2018 – vit i rëndësishëm për Ballkanin

Viti 2018 – vit i rëndësishëm për Ballkanin

  Viti 2018 për Ballkanin në përgjithësi dhe veçanërisht për Perëndimin e tij do të jetë një vit i rëndësishëm. Ashtu siç ka theksuar edhe kom

 Historiku dhe disa aspekte të zhvillimit të literaturës islame në gjuhën shqipe në Kosovë
Demarkacioni: edhe ujku i ngopur, edhe tufa e dhenve e paprekur
Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!

 

Viti 2018 për Ballkanin në përgjithësi dhe veçanërisht për Perëndimin e tij do të jetë një vit i rëndësishëm. Ashtu siç ka theksuar edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian z. Johanes Han-i, viti 2018 do të jetë vendimtar për Ballkanin. Sepse SHBA-ja dëshiron sa më parë integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike me qëllim që të pengohet ndikimi i mundshëm rus në këtë rajon. Ashtu siç ka qenë në të kaluarën, gjatë tërë historisë, edhe sot Ballkani vazhdon të jetë një fushbetejë për fuqitë e mëdha. Gjatë viteve të 90-a Rusia e kishte humbur ndikimin e saj dhe si rezultat i ndërhyrjeve të NATO-s, Ballkani ishte futur nën ndikimin e SHBA-së dhe Evropës. Mirëpo me rimëkëmbjen e Rusisë, lufta e ShBA-së, Evropës dhe Rusisë është duke vazhduar në Ukrainë, Kaukaz, Lindje të Mesme dhe në Ballkan.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja me anëtarësimin e shteteteve ballkanike dëshirojnë ta thyejnë tërësisht ndikimin nga Rusia apo mundësinë e ndikimit të saj në institucinet e këtyre shteteve. Një nga treguesit më të rëndësishëm të këtij konflikti me anë të të cilit filloi të shfaqet ndikimi i Rusisë në formë konkrete është edhe kapja e një grupi të infiltruar nga Serbia në Malin e Zi, të cilët synuan të krijojnë konfuzion duke organizuar atentate në zgjedhjet gjatë procesit për anëtarësim në NATO. Raportimet e medieve ruse në lidhje me këtë grup mjaftojnë të tregojnë lidhjen e tyre me Rusinë. Konflikti tjetër konkret u zhvillua në Maqedoni pasi properëndimorit Zoran Zaev nuk iu dha mandati për të formuar qeverinë, përgjegjësi për  Evropen Qendrore dhe Jugore i ShBA-së Hoyt Yee personalisht erdhi në Maqedoni dhe vetëm pasi u takua me presidentin Ivanov, Zaevit iu dha mandati për ta formuar qeverinë. Megjithatë gjatë zgjedhjes së kryetarit të parlamentit një grup huliganësh kishin hyrë me dhunë në parlament dhe i rrahën deputetët. Pas kësaj ishte shfaqur një krizë në mes Maqedonisë dhe Serbisë, me çrast Serbia tërhoqi tërë personelin e ambasadës duke krijuar krizë diplomatike. Sipas raporteve të intelegjencës pas këtyre ngjarjeve qëndronte ambasada e Serbisë. Një ngjarje tjetër ndodhi në Kosovë me rastin e nisjes së trenit nga Serbia dhe çështja e vrasjes së politikanit serb Ivanoviq. Prandaj derisa ShBA-ja dhe Evropa hedhin një hap në rajon, Rusia duke mos u ndalur, ju kunderpërgjigjet duke hedhur hapin e saj.

SHBA dhe Evropa për të shpejtuar proceset kërkojnë politikanë të cilët e kuptojnë se si punon Evropa. Për shembull Zaevi pasi mori detyrën me presionin e SHBA-ve i filloi bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit dhe pritet që këto bisedime deri në gjysmën e këtij viti të përfundojnë.  Krahas kësaj edhe ligji për gjuhët në Maqedoni është i rëndësishëm për Evropën. Sa i përket çështjes së emrit, dihet se është shumë e rëndësishme për Maqedoninë, që të antarësohet në NATO. Ashtu siç ka thënë edhe Stoltenberg-u, alternativë të dytë nuk ka, kjo çështje duhet të zgjidhet deri në gjysmën e këtij viti. Në lidhje me këtë i dha ultimatum edhe Maqedonisë edhe Greqisë. Po ashtu edhe çështjet si themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë, vrasja e Ivanoviqit, futja e disa partive në procesin e fragmentimit nuk janë të pavarura nga kjo strategji. Ashtu siç e theksuam edhe më lart, ShBA-ja dhe Evropa po duan aktorë politikë të cilët e kuptojnë se si punon Evropa dhe të cilët i çojnë përpara proceset. Ashtu siç u shpreh edhe William Walker-i se në Kosovë ka mbaruar periudha e gjeneratës së dalë nga lufta, shprehja se tashmë ka ardhur koha që të shfaqen të rinjtë, të cilët kanë stdudiuar në ShBA dhe Evropë tregon gjithçka. Në ditët në vazhdim me procesin e Gjykatës Speciale tashmë ka filluar ndryshimi i arenës politike të Kosovës dhe pastrimi i politikanëve të vjetër nga skena politike. Fragmentizimi i disa partive ka mundësi të shkaktojë shfaqjen e disa formacioneve të cilat e kuptojnë arenën politike evropiane dhe të cilët do t’i udhëheqin këto procese!!!

Andaj këto ngjarje të cilat zhvillohen në Ballkan edhe nëse duket se kanë të bëjnë me shtetet përkatëse, më tepër se me to, kanë të bëjnë me rajonin. Këto ngjarje na shfaqen si rezultat i hedhjes së hapave të ShBA-së dhe Evropës kundër Rusisë apo të Rusisë kundër ShBA-së dhe Evropës. Të gjitha këto zhvillime janë pjesë të një puzzle. Me ardhjen e një qeverie properëndimore në Mqedoni, fillimi i shpejtë i reformave dhe dialogu me Greqinë, procesi I Gjykatës Speciale në Kosovë, demarkacioni me Malin e Zi, vrasja e Ivanoviqit, dialogu i Kosovës me Serbinë, reformat në drejtësi dhe çështja e drogës në Shqipëri janë çështje të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe që kanë lidhje me llogaritë në mes fuqive të mëdha.

Viti 2018 është i rëndësishëm, sepse do të jetë vit në të cilin do të ndërmerren hapa konkretë për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe zgjidhja e problemeve që kanë mbetur statu quo. Andaj edhe pse është vështirë të jetë vit historik, për Ballkanin Perëndimor do të jetë një vit me raste historike. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, edhe sot, fatin e popujve ballkanik nuk e përcaktojnë ata vetë, por interesat e fuqive të mëdha.

Autor: Bayram Pomak-u

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0