Kur sqarimi i ministrit është kaq i trashë, pse të mos shkruhet “sçarim”?

Kur sqarimi i ministrit është kaq i trashë, pse të mos shkruhet “sçarim”?

Kur sqarimi është kaq i trashë, pse të mos shkruhet “sçarim”? Tre veta me peshë në fushën e medieve më shkruan që të identifikoj e të listoj gabime

E rrallë në Ankara: punëtorët e pastrimit të rrugëve hapin bibliotekën me libra të hedhura
Turqi, zbulohen “dhomat varre”, rreth 2.000 vjet të vjetra
Projekti i Përparim Ramës për “Kullat e Jasharajve”, që u injorua nga Qeveria /Foto/Video/

Kur sqarimi është kaq i trashë, pse të mos shkruhet “sçarim”?

Tre veta me peshë në fushën e medieve më shkruan që të identifikoj e të listoj gabimet gjuhësore në letrën e ministrit të Arsimit, i cili paska shkruar edhe “sçaroj” për “sqaroj”!

Pasi lexova letrën, në vend se të jepja vërejtje, m’u dha të arsyetoja:

Mos vallë kur na duken elementare dhe të shumta gabimet gjuhësore në letrën e ministrit, në thelb, tregojmë se jemi gabim ne, se pikërisht neve na mungojnë njohuri të shumta, madje edhe elementare për çka ndodh e çka është normale në vendin tonë?!

Pse ta marr gjynahun e kritikës kur ndoshta ministri, në atë sqarim që ishte kaq i trashë, ka dashur që trashësinë ta japë edhe me tinguj dhe e ka shkruar foljen kështu “sçaroj”?! Rregullat e ngushta (kufizuese) të gjuhës, që janë vendosur në kohë diktature, nuk janë të afta t’u përgjigjen kërkesave të tij estetike në liri të plotë, në këtë liri në të cilën ai është bërë ministër i Arsimit!

Letra kishte përmbajtje “të ashpër” që jepej në mënyrë të trashë, nuk shkonte aty tingulli –q, që në shkollat tona i thonë e butë!

/Ilmi Rexhepi/http://ekuiliber.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0