Izraeli i premton ndihmë Serbisë, Brnabiç: vlerësojmë mosnjohjen e Kosovës

Izraeli i premton ndihmë Serbisë, Brnabiç: vlerësojmë mosnjohjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se vendi i saj do të rrisë volumin e marrëdhënieve me Izraelin, të cilin e ka konsideruar jo vet

Vajza e veteranit të UÇK-së, do t’ju rrënqethë me vargjet për ditën e pavarësisë
SHBA-të mbështesin dialogun, jo shkëmbimet territoriale
VV dorëzon Rezolutë në Kuvend, kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se vendi i saj do të rrisë volumin e marrëdhënieve me Izraelin, të cilin e ka konsideruar jo vetëm partner kyç, por edhe “mik” ngaqë nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç bën të ditur B92, Serbia do të rrisë marrëdhëniet me Izraelin në fushat e IT-së, turizmit dhe mjedisit.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher-Kamm ka premtuar ndihmën e Izraelit edhe në të ardhmen.

Kryeministrja serbe ka premtuar hapjen e një qendre të përkujtimit të holokaustit në Ballkan.

Por në Luftën e Dytë Botërore, hebrenjtë që jetonin në Serbi u larguan me shpejtësi nga ky vend dhe u fshehën në Shqipëri për t’u mbrojtur nga nazistët. Ishin familjet shqiptare, në shumicë muslimane që mbrojtën hebrenjtë që kryesisht vinin nga Beogradi. /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0