Turqia dhuron 20 mijë kopje të Kuranit në Amerikën Latine

Turqia dhuron 20 mijë kopje të Kuranit në Amerikën Latine

Fondacioni i Dijanetit turk (TDV) ka dhuruar gjithsej 20.000 kopje të Kuranit për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine. Fondacioni i Dijanetit t

Ronaldo, përshendet me “selam alejkum”
Egzon Ibrahimi po merr pjesë në një turne të leximit të Kuranit në Pakistan
Në Meksikë Islami është në rritje

Fondacioni i Dijanetit turk (TDV) ka dhuruar gjithsej 20.000 kopje të Kuranit për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine.

Fondacioni i Dijanetit turk (TDV) ka dhuruar gjithsej 20.000 kopje të Kuranit për shpërndarje në vendet e Amerikës Latine, bëri të ditur sot në një deklaratë Fondacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim, Fondacioni i Dijanetit tha se kopjet e Kur’anit, të cilat shpërndahen mes muslimanëve në Guatemalë, El Salvador, Kolumbi, Haiti, Argjentinë, Kili, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Uruguaj si pjesë e fushatës “Le të jetë dhurata ime Kur’ani”, kanë një përkthim spanjoll krah për krah me arabishten origjinale.

Si pjesë e fushatës, nisur për të plotësuar nevojën e kaq shumë muslimanëve për Kuranin në shumë pjesë të botës, më shumë se një milion kopje të Shkrimit të Shenjtë janë shpërndarë në të gjithë botën deri më tani.

“Projekti vazhdon me mbështetjen e qytetarëve bamirës”, thuhet në deklaratë.

Fondacioni i Dijanetit ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kuranit në gjuhë të ndryshme dhe deri më tani Libri i Shenjtë është përkthyer në 17 gjuhë, ku mes tjerash edhe në gjuhë lokale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0