Togeri i FSK-së, Albert Asllani shpallet kadeti më i mirë në SHBA

Togeri i FSK-së, Albert Asllani shpallet kadeti më i mirë në SHBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani, pas një trajnimi gjashtëmujor në shkollën ushtarake ,”United States Army Cyber Center

Mediet dezinformuan: BIK-u nuk organizoi lutje për ushtarët turq
Botërori 2022, mijëra shqiptarë punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar
Këta janë tre fëmijët të cilëve iu kthye dëgjimi pas operacioneve në QKUK

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani, pas një trajnimi gjashtëmujor në shkollën ushtarake ,”United States Army Cyber Center of Excellence” në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u nderua me çmimin “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award”.

Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.

FSK njofton se toger Albert Asllani pas kthimit nga SHBA-të do të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) duke bartur përvojat e tij të fituara në këtë trajnim specialistik në të mirë të avancimit dhe ngritjes profesionale të FSK-së.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës. Ky është trajnim special për përgatitjen e oficerëve (Kapiten) të karrierës, transmeton Klan Kosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0