Mediu për Turqinë në Kongresin Amerikan: Duhet të shqyrtohen marrëdhëniet e reja Turqi- Rusi

Mediu për Turqinë në Kongresin Amerikan: Duhet të shqyrtohen marrëdhëniet e reja Turqi- Rusi

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan u mbajt një forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit ku përfshiheshin ligjvënës

Gripi në Kosovë merr përmasat e epidemisë
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq më 6 shkurt viziton Kosovën
Pacolli thotë se diplomacia kosovare po sfidohet nga Serbia

Në një nga mjediset e Kongresit amerikan u mbajt një forum mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore.

Pjesëmarrësit ku përfshiheshin ligjvënës amerikanë, si edhe politikanë të rajonit dhe vendeve evropiano-perëndimore, shprehën shqetësimin rreth përpjekjeve ruse për ndërhyrje në rajon.

Në këtë takim mori pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Mediu: Çështjet e para kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes, respektimin e lirive, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pastaj partneritetin dhe fokusin tonë si vend anëtar i NATO-së. Një vakum i krijuar qoftë nga Shtetet e Bashkuara, qoftë nga BE-ja, janë përmbushur nga Rusia dhe sidomos tendenca për të ndërtuar marrëdhënie të reja ushtarake me vende të Ballkanit. Marrëdhëniet e reja të Turqisë me Rusinë duhet t’i shqyrtojmë me një këndvështrim më real si vende të Ballkanit dhe ashtu siç duhet të shikojmë se kush është marrëdhënia që duhet të krijojmë me SHBA-të dhe BE-në, për të qenë partner real.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0