Kodi +383 e radhit emrin e Kosovës në mesin e shteteve

Kodi +383 e radhit emrin e Kosovës në mesin e shteteve

Përdoruesit e telefonave të mençur (smartphones) kanë hasur që këto ditë, kodi shtetëror i Kosovës, +383 ka filluar të zbatohet nga aplikacione të ndr

FSK-ja dhe KFOR-i rihapin urën në Mitrovicë
Delawie: Populli s’beson që lufta kundër korrupsionit po bëhet seriozisht
Luftëtarë serbë në Ukrainë, spiunë në Kosovë /Foto/Video/

Përdoruesit e telefonave të mençur (smartphones) kanë hasur që këto ditë, kodi shtetëror i Kosovës, +383 ka filluar të zbatohet nga aplikacione të ndryshme.

Në listën e kodeve të shteteve tani në aplikacionin Viber, i cili shërben për telefonata dhe mesazhe përmes internetit, mund të gjendet edhe Kosova me kodin telefonik +383.

Zbatimi i këtij kodi nga teknologjia online, po konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të kodit telefonik +383, që pritet të funksionalizohet përfundimisht më 30 qershor të këtij viti.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se shfrytëzimi nga aplikacionet i kodit shtetëror të telefonisë të Kosovës, është duke u bërë në kuadër të zbatimit si dhe në kuadër të njoftimit të opinionit ndërkombëtarë për përdorim të kodit +383.

“Është obligim të shfrytëzohet nga të gjithë operatorët në të gjithë botën pasi të kalojë faza e tranzicionit që parashihet deri në fund të qershorit të hyjë në funksion dhe të përdoret vetëm kodi +383. Shfrytëzimi i kodit nga aplikacionet ka filluar më herët, por së fundit është bërë nga aplikacioni Viber, për çka ARKEP ka qenë në kontakt me shërbimin e këtij aplikacioni për të shpejtuar këtë proces”, thotë Gashi.

Ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit me aplikacionin në Viber, shton Gashi, pritet të ndodhin edhe me të gjitha aplikacionet tjera. Sipas tij, deri më tani kjo është bërë me shumë aplikacione që shfrytëzohet në rrjetet sociale, qoftë aplikacione që shfrytëzohen nga aeroporte të ndryshme nëpër botë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0