Jusuf Thaçi dorëzon në Qeveri peticionin për shpëtimin e Kompleksit të familjes Jashari

Jusuf Thaçi dorëzon në Qeveri peticionin për shpëtimin e Kompleksit të familjes Jashari

Analisti Jusuf Thaçi, që kishte nisur një peticion online, përmes të cilit kërkoheshin veprime urgjente të Qeverisë së Kosovës për shpëtimin dhe ruajt

Ekstremistë të “Agimit të Artë” bllokojnë shkollën ku mësohet gjuha shqipe
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”
Plani sllavo-maqedonas që do zhduk shqiptarinë në Maqedoni

Analisti Jusuf Thaçi, që kishte nisur një peticion online, përmes të cilit kërkoheshin veprime urgjente të Qeverisë së Kosovës për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën në tri institucione të vendit.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pret që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari.

“Shpresoj që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Thaçi ka theksuar se nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, ai do ta gjejë një zgjidhje tjetër.

“Nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, atëherë unë personalisht (por besoj edhe shumë qytetarë të tjerë) do të mbetem aktiv derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate për Kompleksin e Familjes Jashari”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0