Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Do të përkrahim Kosovën

Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Do të përkrahim Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfir

KBI Prizren varros personat e pastrehë dhe pa familje? /Video/
Kurti: Kosova eksporton në Shqipëri ndërsa importon nga Serbia
Albin Kurti voton, fton të dorëhequrit t’i bashkohen procesit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Ajo gjatë fjalimit të saj, ka thënë se Kosova ka përparuar mjaftë që nga periudha e pavarësisë së saj, dhe se sipas ambasadores Nikki Haley, SHBA-të janë të gatshme që ta ndihmojnë edhe më tutje Kosovën.

Ambasadorja Nikki Haley, i bëri thirrje Serbisë që të përafroj marrëdhëniet e saj me Kosovën, raporton “Zeri.info”.

Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, ku në fjalimin e saj në KS të OKB-së, tha se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën në anëtarësimin e të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë këtu edhe OKB-në, raporton “Zeri.info”

“ Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Haley.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0