“Zgjohu mami”, elefanti i vogël mahnit me sjelljen e tij /FotoLajm/

“Zgjohu mami”, elefanti i vogël mahnit me sjelljen e tij /FotoLajm/

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Jugut Luangwa . Ky është momenti i adhurueshëm që një elefant foshnje mbërthen nënën e tij të

SHBA: Nga viti 2001 deri në vitin 2014, 250.000 të burgosur pranuan Islamin
Lumturia në punë varet shumë nga shefi
E la nënën në shtëpinë e pleqve, kur shkoi ta takojë, ajo i tha diçka që e la pa fjalë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Jugut Luangwa . Ky është momenti i adhurueshëm që një elefant foshnje mbërthen nënën e tij të qetësuar pasi ai u shpëtua nga një gropë në Zambie.

Fshatarët u alarmuan nga thirrjet dhe të qarat drejt nënës të një elefanti të vogël dhe thirrën punëtorët e shpëtimit në vendngjarje.

Veterinerët arritën të nesërmen dhe i gjetën të dyja kafshët shumë të shqetësuara, duke luftuar për të dalë nga një gropë tërë natën.

Ata u detyruan të ndalonin nënën në ankth me anë të qetësuesve, për të ndihmuar në mënyrë të sigurt fëmijën.

Ndërkohë elefanti i vogël pasi u shpëtua nga gropa vrapoi menjëherë drejt të emës. Pasi pa që e ëma nuk po çohej ai u ngjit pas veshit të saj dhe dukej sikur e thërriste të ngrihej.

Rachel McRobb, CEO dhe bashkëpunëtori i CSL tha: ‘Sapo ta nxirrnim nga gropa, ne do t’a dërgonim menjëherë pranë nënës”.

Teksa veterinerët po bënin gati medikamentet për ta rikthyer nënën në jetë, këlyshi qëndronte pranë nënës.

Rachel shtoi: “Ne e rikthyem nënën me antidotin dhe sapo u ngrit ajo ushqeu menjëherë fëmijën.Bebja duhet të ketë qenë vërtet e uritur pasi kaloi gjithë natën në gropë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0