Shpejtësia e dritës mund të reduktohet në zero, thonë shkencëtarët

Shpejtësia e dritës mund të reduktohet në zero, thonë shkencëtarët

Drita normalisht udhëton në një shpejtësi prej rreth 300,000km për sekondë nëpër hapësirë, por shkencëtarët kanë propozuar një mënyrë të re për ta sje

NASA: Dielli në perëndim /Foto/
Gjendet vrima e zezë sa katër diej në Galaktikën e Qumështit
Toka po largohet nga Dielli

Drita normalisht udhëton në një shpejtësi prej rreth 300,000km për sekondë nëpër hapësirë, por shkencëtarët kanë propozuar një mënyrë të re për ta sjell atë në një ndalesë të plotë.

Më 2001, studiuesit gjetën si ta ngadalësojnë dritën, duke e ngujuar atë në një re të atomeve ultra të ftohtë të natriumit.

Një tjetër mënyrë për ta arritur rezultatin e njëjtë përfshin ngadalësimin e dritës duke përdorur materiale të quajtura kristale fotonik, transmeton Gazeta Express.

Tani në gazetën Physical Review Letters, shkencëtarët kanë theksuar një metodë teorike që e fut në përdorim një fenomen të quajtur “pikat e jashtëzakonshme”.

Pikat e jashtëzakonshme janë kur dy varietete të ndryshme ose “mënyra” të valës së dritës bashkohen dhe kombinohen në një mënyrë, ose thjeshtë “bashkohen”.

Kur kjo ndodh, drita ndalet në gjurmët e saj, por në shumicën e sistemeve shumica e vetë dritës humbet në këto pika.

Në letrën e tyre, Dr. Tamar Goldzak dhe Dr. Nimrod Moiseyev në Institutin e Teknologjisë Technion në Izrael dhe Dr. Alexei Mailybaev nga Instituti për Matematikë të Pastër dhe të Aplikuar në Brazil, propozuan një mënyrë për të ndaluar valët e dritës duke parandaluar këtë humbje, duke përdorur valëzimet me diçka të quajtur “simetria e barazisë së kohës”.

Një valëzues është një strukturë fizike që, siç sugjeron edhe emri, përdoret për të udhëhequr lëvizjen e valëve. Një fibër optike është një shembull i një valëzimi që përdoret për të transmetuar sinjale telefonike, transmeton Gazeta Express.

Sipas shkencëtarëve, valëzuesit mund të përdoren për të përshtatur dy valët e dritës që udhëtojnë nëpër to, në mënyrë që ato të balancojnë njëra-tjetrën saktësisht.

Kjo do të thotë se intensiteti i dritës mbetet i vazhdueshëm teksa afrohet në pikën e jashtëzakonshme dhe ndalet.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0