Edi Rama për gazetën greke: Çamët janë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre, nuk kemi agjenda të fshehta

Edi Rama për gazetën greke: Çamët janë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre, nuk kemi agjenda të fshehta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur hapur për çështjen e çamëve në një intervistë dhënë për gazetën greke “Ta Nea”. Rama ka theksuar se

Në Shqipëri po lind një frymë e mbarë kombëtariste, sot u protestua me moton: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!
Qosja: Prishtina vuan edhe prej ndotjes shiprtërore që quhet korrupsion
Për eliminimin e valëve elektromagnetike, shkenca propozon veprime si ‘rituali islam’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur hapur për çështjen e çamëve në një intervistë dhënë për gazetën greke “Ta Nea”.

Rama ka theksuar se nuk mund të pranohet pozita e sotme e këtyre njerëzve që kanë të drejtat e tyre.

“Nuk besoj se secili njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz ta gëzojnë të drejtën për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë, apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jenë në gjendje t’i kërkojnë të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave siç normalisht ka të drejtë çdo qytetar europian“.

“Çamët kanë të drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen për të drejtat e tyre. Nuk mund të imagjinohet që në shekullin e 21 disa njerëz nuk mund të hyjnë dot në Greqi”.

Kryeministri Rama ka theksuar se “jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë një marrëveshje e drejtë për Shqipërinë dhe Greqinë”.

Intervistoi: Aleksia Kefala

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalëshe Greqi-Shqipëri sot?

Edi Rama: Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje për njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë historisë ekzistojnë shumë shembuj të veçantë ku njëra palë të bëjë veprime të pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke iu ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeq të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne kur ne dolëm nga periudha e turpshme e diktaturës komuniste.

Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre, por politika jo gjithmonë e ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.

Si Kryeministër, jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por me gjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur ta zhvillojmë frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.

Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dyja palët për t’i përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim së bashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.

Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet bërë së shpejti në vazhdim, do t’i japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithëve krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur çështje të ndryshme. Si Kryeministër, e keni shtruar çështjen e çamëve. Çfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Edi Rama: Nga pala greke, kjo temë është trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakord më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm të skenës politike, kërcënojnë për ta shtrembëruar të vërtetën dhe për ta minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri, “Çështja e Çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër.

Sinqerisht nuk besoj se secili njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz ta gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë, ose që ata, apo fëmijët e tyre, duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht vepron çdo qytetar evropian.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit 21 që njerëz të plakur, burra dhe gra në Shqipëri, e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të së cilës krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart, por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë, me zemra dhe mendje të hapura, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fqinj, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por gjithashtu mund t’i gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshjeje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë edhe për Shqipërinë, edhe për Greqinë.

Të martën, BE-ja do t’i çelë diskutimet për zgjerimin e saj  drejt vendeve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson, nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një periudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës global, e dedikuar ndaj vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtra të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve afatshkurtra politike.

Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtpërdrejt që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim, dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM (Maqedonisë). Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Edi Rama: Ka ardhur koha të zgjidhet kjo çështje. Ku ka dëshirë, gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë, larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.

Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh interesat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabile, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështjeje pasi taktika të politikave dritëshkurtra nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjitha palët gëzojnë të drejtën.

Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea, 06.02.2018

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0