KOMF: Fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë, të pambrojtur nga shteti

KOMF: Fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë, të pambrojtur nga shteti

Bazuar në Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës të publikuar nga KOMF, Kosova ka arritur një rezultat prej 0,396 nga rezultati i mundshëm prej 1.0 në paran

Komuna e Vushtrrisë merr përsipër shpenzimet e varrimit (Video)
Kryen vjedhen më të madhe në histori, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë
Vetëvendosje zgjedh kryetarin

Bazuar në Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës të publikuar nga KOMF, Kosova ka arritur një rezultat prej 0,396 nga rezultati i mundshëm prej 1.0 në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë.

Në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë përmes politikës Kosova ka shënuar rezultat nën mesatare 0,466. Kosova ka shënuar rezultat mesatar në fushën e koordinimit 0,500 dhe 0,496 në llogaridhënien ndaj përfituesve, familjeve dhe palëve të tjera të interesit.

Megjithatë, Kosova ka rezultate dukshëm më të ulëta në ofrimin e shërbimeve për të siguruar mbrojtje dhe reintegrim adekuat për këta fëmijë me 0,250 si dhe në kapacitetin e saj për të ofruar një qasje të duhur për fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë me 0,119 pikë.

Sa i përket politikave, shteti i Kosovës nuk jep dënime shtesë për shkeljet me narkotikë të kryera nga të rriturit ku fëmijëve u janë shitur ose dhënë narkotikët dhe substancat e tilla.

KOMF thekson se Kodi Penal përcakton moshën minimale prej 16 vjeç për blerjen e alkoolit. Deri më tani, korniza ligjore ka caktuar moshën minimale prej 18 vjeç vetëm për blerjen e duhanit.

“Kosova duhet të parashikojë ndëshkime shtesë në Kodin Penal për shkeljet që kanë të bëjnë me narkotikë. Gjithashtu duhet të përcaktohet mosha minimale 18 vjeç për blerjen e alkoolit në të gjitha ambientet dhe korniza ligjore duhet të parandalojë shitjen e substancave tretëse fëmijëve”, thuhet në reagim.

Sipas KOMF-it, Kosova nuk ofron shërbime të veçanta të rehabilitimit fizik dhe psikologjik për fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë.

Klinika Psikiatrike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka krijuar një repart të posaçëm për trajtimin e varësisë por ky repart është i dedikuar për pacientët e rritur, edhe pse ai trajton edhe fëmijët duke qenë se nuk ekziston repart i veçantë për ta.

Prandaj vendqëndrimet nuk janë mjedise miqësore për fëmijët. Në thelb nuk ka shërbime të veçanta për rehabilitimin fizik, psikologjik, dhe reintegrimin social që mbështesin fëmijët që janë viktima të abuzimit me narkotikë.

“Trajtimi mjekësor bazohet kryesisht në programet e detoksikimit që përdorin barna nga Lista esenciale e barnave të financuara nga Ministria e Shëndetësisë. OJQ Labyrinth, është e vetmja OJQ lokale për të ofruar shërbime rehabilitimi, por këto shërbime nuk sponsorizohen nga shteti dhe kjo OJQ nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat. Është e rëndësishme që këto shërbime të kenë mbështetjen e duhur nga qeveria, komunat dhe komuniteti i donatorëve. Rekomandohet fuqimisht që qeveria të caktojë prioritet mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë nëpërmjet krijimit, sponsorizimit dhe zhvillimit të shërbimeve në nivel shtetëror që mundësohen nga ofruesit shtetëror dhe privat”, thuhet në reagim.

KOMF thekson se subjektet shtetërore duhet të mbështesin procesin e reintegrimit të fëmijës viktimë e abuzimit me narkotikë, siç është reintegrimi në shkolla për rastet kur ato braktisen.

Megjithatë, për shkak të mungesës së burimeve të nevojshme, ato nuk mund të mbështesin prindërit ose kujdestarët për t’u marrë fizikisht dhe emocionalisht me fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë.

Po ashtu në raport thuhet se ekziston nevoja për zhvillimin e programeve të reintegrimit në përgjigje ndaj nevojave në rritje të fëmijës dhe familjeve të tyre.

Mangësi tjetër e sistemit që kontribuon në rezultate të ulëta të llogaridhënies ka të bëjë me mungesën e të dhënave të centralizuara dhe mungesën e një baze të të dhënave në nivel nacional mbi raportimet e rasteve të fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë.

Rekomandohet që Kosova të krijojë mekanizma të qëndrueshëm për grumbullimin e të dhënave dhe të kërkimit në mënyrë që të gjenerojë informata më të qëndrueshme për nivelin e përhapjes së rasteve të abuzimit me narkotikë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0