Vetëvendosje – Qeverisë: Nisni bisedimet me Malin e Zi, korrigjoni gabimin

Vetëvendosje – Qeverisë: Nisni bisedimet me Malin e Zi, korrigjoni gabimin

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të nisë diskutimet me Malin e Zi për të korrigjuar gabimin që ka ndodhur në s

Perspektivë e paqartë integruese e Kosovës në BE
Presidenti turk Erdogan do ta vizitojë Vatikanin
Haradinaj: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të nisë diskutimet me Malin e Zi për të korrigjuar gabimin që ka ndodhur në shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Arbërie Nagavci ka thënë se Komisioni për demarkacion me Malin e Zi në krye me Shpejtim Bulliqin kanë treguar gabimet që janë bërë nga ish-komisioni i kaluar. Sipas saj, të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes që u bën ën Vienë në vitin 2015, do të duhej të dalin para një procesi gjyqësor, raporton Indeksonline.

“Ish-komisioni ka bërë shkelje të të Drejtës ndërkombëtare. Si rezultat i gjithë këtyre të gjeturave në ish punën e komisionit, komisioni ka treguar se vija kufitare mes dy shteteve nuk është në përputhje në vijën administrative. Pas këtyre gjetjeve zyrtare, marrëveshja e pretenduar për shënjimin e vijës kufitare nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend. Marrëveshja për kufirin shtetëror i nënshkruar në Vienë, personat dhe nënshkruesit e asaj marrëveshje do të duhej të ishin para një procesi gjyqësor për shkak të cënimit të vijës territoriale të Kosovës”, ka thënë ajo.

“I bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant. E përsërisim se jemi për shënjimin e vijës kufitare por nuk jemi për të cënaur asnjë centimetër të territorit tonë. Qeveria duhet të nisë bisedimet me Malin e Zi për të korrigjuar atë çfarë ka ndodhur”, është shprehur ajo teksa ka folur në emër të Vetëvendosjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0