Erdoğan: Pritshmëria e Turqisë nga BE-ja është që të heqë pengesat artificiale

Erdoğan: Pritshmëria e Turqisë nga BE-ja është që të heqë pengesat artificiale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për gazetën italiane "La Stampa", është shprehur se pritshmëria e Turqisë nga BE-ja ësht

Gjermani, një politikan i AfD-së djathtiste konvertohet në Islam
Shqipëria humb 12 milje det?! Bushati pranon që ka marrëveshje: Ende s’janë ulur ekspertët
Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun nga SHBA-të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, është shprehur se pritshmëria e Turqisë nga BE-ja është të heqë sa më parë pengesat artificiale dhe të ndjekë një qëndrim konstruktiv. Erdoğan ka theksuar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të sakrifikohet për llogaritë e brendshme politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në gazetën “La Stampa” është publikuar intervista speciale që Presidenti Erdoğan ka dhënë përpara vizitës si tij që do të fillojë sot në Vatikan dhe Itali. Në intervistën me titull “BE na prano brenda” janë bërë komentet që Presidenti Erdoğan “para takimit me Papën ka trokitur në derën e Evropës dhe se në anën tjetër ai vazhdon luftën e tij me armiqtë e Turqisë, kryesisht në Afrin”.

Për pyetjen nëse i beson ende Turqia anëtarësimit në BE, Erdoğan, ka theksuar: “Turqia po i përmbush detyrimet e saj si një vend kandidat, por procesi i anëtarësimit nuk është një proces që ne mund të përparojmë të vetëm. Edhe BE-ja duhet të përmbushë atë që i takon. Para së gjithash, duhet të mbahen premtimet e dhëna ndaj nesh. Në negociatat e pranimit BE edhe po na bllokon, por edhe po na tregon si përgjegjës për mos përparimin e procesit. Kjo është e padrejtë. Është gjithashtu e padrejtë që disa vendet anëtare të BE-së paraqesin alternativa të ndryshme për Turqinë”.

Erdoğan është shprehur se dëshira e Turqisë është për anëtarësim të plotë në BE dhe se opsionet përtej kësaj nuk janë shumë të kënaqshme.

Në lidhje me Samitin e BE-së që do të mbahet në Varna në mars gjatë presidencës së BE-së të Bullgarisë, Erdoğan theksoi: “Borisov (Kryeministri i Bullgarisë), Juncker (Presidenti i Komisionit të BE-së) dhe Tusk (Presidenti i Këshillit të BE-së) janë miqtë e mi të vjetër. Brenda BE-së nuk ka politikan më me përvojë se unë, por ka diçka që më bën të trishtuar. Tek Europa dhe në pjesën tjetër të mbetur të botës ka një problem me terrorizmin. Në rastin e PKK-së, ajo është pranuar organizatë terroriste nga BE-ja dhe çdo shtet anëtar, por më pas vëreni se një grup lejohet që të hyjnë në Parlamentin Europian me leckat e PKK-së. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin. Në njërën anë Evropa e ka ndaluar këtë organizatë dhe nga ana tjetër ka dhe parlamentarë që fusin simbolet e tyre në parlament”.

Presidenti i Turqisë ka deklaruar se çështja kryesore gjatë vizitës në Vatikan do të jetë “situata e Kudsit” dhe ka rikujtuar se me Papa Françeskun kanë biseduar pas vendimit kundër të drejtës ndërkombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, për Kudsin.

“Dëshiroj ta falënderoj atë për bisedën në çështjen e Kudsit. Papa Françesku, nuk humbi kohën në çështjen e Kudsit dhe përcolli mesazhin e drejtë në botën e krishterë, sepse Kudsi nuk është vetëm një problem i muslimanëve. Të dy ne mbrojmë statusin e Kudsit dhe ne kemi vullnetin për ta mbrojtur atë. Asnjë komb nuk ka të drejtë të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe të injorojë të drejtën ndërkombëtare në një çështje që kanë të bëjnë me miliarda njerëz. Rezoluta e miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjithashtu konfirmoi se vendimi i SHBA-ve ishte i paligjshëm. Isha i kënaqur që ky vendim u favorizua edhe nga Italia. Siç mund ta shihni, përkrah Amerikës së Madhe, u ndodhën vetëm Izraeli dhe 5-6 vende të vogla”, tha presidenti i Republikës së Turqisë.

Erdoğan ka theksuar se Turqia është një aktor i fuqishëm, efektiv dhe i besueshëm që kërkohet për bashkëpunim dhe partneritet jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën. Ai ka shtuar se Turqia, është gjithashtu një vend shumë i rëndësishëm për ndalimin e krizës së migrimit drejt Evropës nga lindja dhe për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. “Ne, jemi vendi i cili ka treguar përpjekjet më të mëdha në luftën kundër të gjithë organizatave terroriste si PKK, PYD/YPG dhe kryesisht kundër DEASH-it”, ka theksuar Erdoğan.

– “Nuk ka asnjë dallim mes PKK-PYD/YPG”

Ndaj opinionit se “Evropa dhe SHBA-ja nuk e vërejnë si një organizatë terroriste PYD/YPG-në”, presidenti turk ka bërë vlerësimin se “Po gabojnë se nuk ka asnjë ndryshim mes PYD/YPG-së dhe PKK-së. Është shumë e gabuar që të bëhet dallim mes organizatave terroriste. Situata në Siri e ka treguar se një organizatë terroriste nuk mund të mundet nëpërmjet një organizate tjetër terroriste”.

“Lindja e Mesme është një pozitë gjeografike ku anëtarët e feve të ndryshme kanë jetuar krah për krah për shekuj me radhë dhe në paqe. Përkeqësimi i kësaj situate të paqes është shkaktuar nga ndërhyrjet e jashtme, ideologjitë radikale të ushqyer nga jashtë dhe konfliktet e shkaktuara nga organizatat terroriste si DEASH dhe Al-Kaeda. Terrori në Lindjen e Mesme dëmton jo vetëm të krishterët, por edhe muslimanët. DEASH ka dëmtuar më shumë muslimanët, duke vrarë më shumë muslimanët. Ndërsa mbron të drejtat e njeriut dhe liritë fetare, nuk është e drejtë të përqendrohemi në të drejtat dhe liritë e një pale të vetme. Ne duhet t’i vlerësojmë të drejtat e njeriut në mënyrë të barabartë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Fakti që Papa ka tërhequr vëmendjen ndaj dhimbjeve të muslimanëve Rohingya duhet të jetë një shembull për të gjithë botën”, ka theksuar gjithashtu Erdoğan duke bërë të ditur se muslimanët janë ata që janë dëmtuar më shumë nga DEASH-i.

– Operacioni “Dega e Ullirit”

“Forcat e Armatosura të Turqisë nuk kanë hyrë në Afrin për të luftuar ‘grupet e armatosura kurde’. Ne nuk kemi dhe nuk mund të kemi asnjë problem me kurdët sirianë. Lufta e Turqisë nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave të armatosura terroriste. Turqia ka të drejtën të mbrojë veten që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare kundër sulmeve dhe provokimeve terroriste. Qëllimi i operacionit ‘Dega e Ullirit’ është që të sigurojë sigurinë e kufijve tanë dhe të neutralizojë terroristët të cilët deri më sot nga rajoni i Afrinit kanë kryer rreth 700 sulme dhe provokime ndaj rajoneve tona Hatay dhe Kilis”, theksoi presidenti turk.

Duke folur për integritetin territorial të Sirisë, Erdoğan tha se Turqia nuk synon territorin e askujt.

Një tjetër çështje që është trajtuar në intervistë ka qenë edhe sistemi i mbrojtjes ajrore S-400, ku Erdoğan, ka theksuar: “Sulmet me burim nga Siria na treguan se ne duhet të forcojmë sistemet tona të mbrojtjes ajrore dhe jo t’i modernizojmë ato. Ne po diskutonim me vende të ndryshme për këtë qëllim. Bashkë me çmimin ne ishim të hapur me partnerët tanë prioritarë për transferimin e teknologjisë. Përveç kësaj, problemet nuk duhet të ngrihen në proces. Në rastin e sistemit S400, Federata Ruse ka reaguar ndaj pritjeve të vendit tim si në aspektin e çmimit dhe ofrimit, ashtu edhe në pikën e prodhimit të përbashkët dhe transferimit të teknologjisë. Lidhja e kësaj marrëveshjeje me NATO-n është e gabuar, pasi anëtari i NATO-s Greqia gjithashtu ka shtuar në inventarin e saj sistemin S-300, një nën-model i këtyre sistemeve”.

“Aselsan dhe Roketsan me partneritetin italo-francez EUROSAM janë në partneritet të ngushtë në projektin e prodhimit të sistemeve të mbrojtjes nga ajri dhe raketat me rreze të gjatë. Gjatë vizitës time në Francë është arritur dakordimi për këtë çështje dhe puna ka filluar. Ne i japim rëndësi të madhe industrisë së mbrojtjes në Turqi. Ne nuk duam të jemi vetëm një vend që konsumon dhe importon”, ka vlerësuar ndër të tjera Erdoğan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0