Nuk bëhet tamam një shtëpi, kur ndërton njëri e rrënon tjetri!

Nuk bëhet tamam një shtëpi, kur ndërton njëri e rrënon tjetri!

Duke iu falënderuar ‘davetit’ kundër Medhhebit Hanefi dhe themeluesve të Ehlu Sunetit (Maturidive dhe Esharive), të cilët s’janë ndalur asnjëherë as s

Thërret detyra e organizimit për vetëruajtje!
LETËR PRESIDENTIT THAÇI: MBI DEKORATAT PRESIDENCIALE DHE TË MERITUARIT QË MUNGOJNË
Veprimi për Shqipëri Etnike -Domosdoshmëri e kohës përball kërcenimeve të armiqve shekullor

Duke iu falënderuar ‘davetit’ kundër Medhhebit Hanefi dhe themeluesve të Ehlu Sunetit (Maturidive dhe Esharive), të cilët s’janë ndalur asnjëherë as sot në këto synime shkurtpamëse, tashmë Islami ndër shqiptarë ka bërë hapa mbrapa e mes tjerash kanë rrjedhur edhe këto dëme :

– Njerëzit fetarë praktikues janë futur në dyshim rreth fesë (a është hak ajo që 6 shekuj kemi ndjekur ne, dhe që 95% të botës Islame ndjek)

– Njerëzit fetarë jo praktikues janë irrituar nga feja

– Kanë krijuar pretekste dhe ‘arsyeshmëri’ te mercenarët e politikës, medieve dhe shoqërisë civile të cilët kanë për synim ‘terrorizimin’ e shoqërisë ndaj fesë e që klimaksi të vjen me ndryshimin e strukturës së popullsisë (krijimi i popullit të menaxhueshëm mendërisht)

– Edhe pak kanë fituar disa njerëz nga ‘zeqati’ i dhënë për fe, e i përdorur nga për ideologji, e më shumë po fitojnë ‘mercenarët e antiislamizmit’ përmes ‘sesioneve të fotografive’ (kinse fushatës ekstreme kundër ekstremizmit) e cila i ka pasuruar ata.

A keni iman e mendje o burra. Apo mendjen e keni veç për t’i kundërshtuar njerëzit tuaj përfshirë edhe me këqyrë se si me i ba replikë ‘kryevepër’ këtij komenti?!

Një poet thotë:
Nuk bëhet tamam një shtëpi,

Kur ndërton njeri e rrënon tjetri

 

Prandaj që Islami ndër shqiptarë të mbijetojë e gjallërojë duhet secili të kuptojë aktualitetin e çështjes Islame ndër shqiptarë dhe të operojë në atë që e mban gjallë. Nuk i dihet pas disa vjetëve pak do të jenë ata që do dëgjojnë ‘davetin’ tuaj dhe thirrjen tonë.

 

Autor: Gentian Jetishi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0