Mianmar, vazhdonë përdhunimi dhe masakrimi i myslimanëve

Mianmar, vazhdonë përdhunimi dhe masakrimi i myslimanëve

Njoftimet e fundit për brutalitet nga ushtria e Mianmarit ndaj popullatës etnike Rohingya kanë tronditur shumë njerëz. Ushtria e këtij vendi ka një hi

Burg përjetë dhe nga 329 vite burg 3 të akuzuarve për sulmin në Sulltanahmet
Yıldırım: “Dega e Ullirit” vazhdon sipas planit, deri tani 214 objektiva të neutralizuara
Turqi, gjatë sulmit të PYD/PKK humb jetën një person

Njoftimet e fundit për brutalitet nga ushtria e Mianmarit ndaj popullatës etnike Rohingya kanë tronditur shumë njerëz. Ushtria e këtij vendi ka një histori të gjatë dhune ndaj popullatave etnike, të cilat i kanë akuzuar shpesh për mbështetje ndaj grupeve etnike të armatosura që luftojnë për kontrollin e burimeve dhe tokës. Viktimat e së kaluarës dhe ekspertë të çështjes thonë se ngjashmëria e madhe mes sulmeve në të kaluarën dhe aktualisht tregon një model mosndëshkimi të shtrirë mes ushtrisë së Mianmarit.

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur fushata ashpër e ushtrisë së Mianmarit detyroi shpërnguljen e më shumë se 300 mijë pjesëtarëve të komuniteti Shan në vitet 1990-të.

Por sulmet brutale nga ushtria kanë vazhduar gjatë viteve, duke zhvendosur mijëra të tjerë në shtetin Shan dhe rajone të tjera etnike.

Lung Sai Lang dhe familja e tij u larguan nga shteti Shan në vitin 2002 pas disa javë bombardimesh ndaj fshatit të tij. Ai kurrë nuk i ka harruar mizoritë e së kaluarës.

“Kur dëgjuam se ushtria e Mianmarit po vinte, të gjithë burrat u zhdukën. Gratë dhe fëmijët qëndruan. Ngaqë nuk i gjetën burrat ata morën gratë për punë të detyruar, duke i përdhunuar shumë prej tyre.”

Frikësimi i pakicave etnike ka qënë praktikë që nga vendosja e sundimit ushtarak në vitin 1962, por ka munguar dokumentimi i këtyre veprimeve dhe metodave.

Në vitin 2002, grupe të mbrojtjes së drejtave të grupit Shan publikuan raportin “Leja për të Pëdhunuar”, duke dokumentuar 173 raste përdhunimesh dhe dhune seksuale të kryera nga ushtria e Mianmarit mes viteve 1996-2001.

Chamtong është me Fondacionin Shan për të Drejtat e Njeriut.

“Kjo mizori është konsideruar si një veprim shumë i turpshëm. U përdor për të terrorizuar, demoralizuar dhe përçmuar komuniteteve lokale, si dhe për të treguar se ata mund të kontrollojnë të gjithë komunitetin.”

Akuzat për përdorimin e dhunës si armë lufte vazhdojnë edhe sot, tani në shtetin Rakhine kundër pakicës Rohingya.

Ushtria e Mianmarit pretendon se një hetim i brendshëm gjeti se trupat e saj nuk kishin përdhunuar apo kryer dhunë seksuale ndaj grave atje.

Grupet e të drejtave të njeriut nuk u besojnë këtyre pretendimeve sepse ato kanë mbledhur qindra dëshmi nga viktimat, megjithëse atyre u është ndaluar e drejta për të hetuar brenda shtetit Rakhine.

Phil Robertson është me organizatën Human Rights Watch.

“I dënojmë abuzimet ndaj civilëve në të gjitha rastet. Ata pengojnë hetimet në atë zonë duke thënë se është shumë e rrezikshme. Pavarësisht rrezikut, ne jemi të gatshëm të shkojmë atje për të hetuar abuzimet. Por duam qasje të plotë dhe të lirë dhe nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërhyrje nga qeveria e Mianmarit.”

Megjithëse dëshmitë sa vijnë e shtohen, nuk është e sigurt nëse do të ketë ndonjëherë drejtësi për viktimat e së kaluarës dhe ato të tanishme./voa

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0