Mbi 30 mijë gjoba të shqiptuara nga policia gjatë muajit janar

Mbi 30 mijë gjoba të shqiptuara nga policia gjatë muajit janar

Policia e Kosovës ka njoftuar me aktivitetet që ka bërë gjatë muajit janar, në kuadër të masave që ka marrë për shtimin e sigurisë në trafik.

“Rama po shet detin dhe çamët vetëm që të hapë negociatat me BE-në”
Thaçi: Koha për veprime në interes të shtetit
Veseli nis “turin e liberalizimit”, me një të tillë e kishte rrëzuar Mustafën një vit më parë
Policia e Kosovës ka njoftuar me aktivitetet që ka bërë gjatë muajit janar, në kuadër të masave që ka marrë për shtimin e sigurisë në trafik.

Sipas policisë numri i përgjithësomë i gjobave gjatë muajit janar është 30397 .

Sipas policisë në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0