Skandaloze: Shteti kosovar po përgatitet për t’i terrorizuar nxënësit  dhe prindërit

Skandaloze: Shteti kosovar po përgatitet për t’i terrorizuar nxënësit dhe prindërit

Afërsisht 300 është numri i kosovarëve në Siri dhe Irak. Ndërsa numri i atyre që janë vrarë atje është 46 sipas burimeve qeveritare . Në Kosovë është

Protestë kundër ndotjes së ajrit
Qeveritë e ‘asfaltit’
Mediet dezinformuan: BIK-u nuk organizoi lutje për ushtarët turq

Afërsisht 300 është numri i kosovarëve në Siri dhe Irak. Ndërsa numri i atyre që janë vrarë atje është 46 sipas burimeve qeveritare . Në Kosovë është bërë ligj i veçantë që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja, ndërsa është përgatitur edhe një e ashtuquajtur ‘strategjia për luftimin e ekstremizmit 2015-2020’.

 

Përndryshe në mesin e ‘sesioneve të fotografive’ për të arsyetuar fondet milionëshe kundër ekstremizmit sot është zhvilluar edhe një konferencë me temën : “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

 

Kryeministri Ramush Haradinja ka thënë: ‘’Shkolla, arsimi në tërësi është vendi ku po zhvillohet tani beteja, pikërisht janë shkollat ku duhet të zhvillohet beteja, janë edukatorët, mësimdhënësit. ‘’

 

Në anën tjetër ministri i arsimit Shyqëri Bytyqi ka thënë se MAShT ka marrë disa hapa për parandalimin e kësaj dukurie, siç janë trajnimi i prindërve, trajnim i mësimdhënësve për shmangeni e asaj dukurie.

 

Kjo ka aluduar se në vend të avancimit të bashkësive fetare, futjes së lëndës për fenë për të mësuar për fenë prej burimeve zyrtare, shteti kosovar do të eksperimentojë me program për t’i terrorizuar prindërit, nxënësit dhe gjithë shoqërinë kundër fesë dhe paraqitur atë si rrezik.

 

Ndonëse gjithë adresimi i shkuarjes së rinjve kosovar i faturohet fesë islame, organizatat dhe shoqëria fetare islame janë lënë jashtë çdo aktiviteti për të luftuar këto fenomene ‘ekstreme’ që të lënë të kuptosh se synimi është vetëm justifikimi i fondeve milionëshe dhe përpjekja për t’u gërditur fenë./ekuilibër/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0