Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”

Prishtinë, 2 shkurt 2018 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës "Qatar Chatarity” z. Mahmoud A

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë, KBI-ja në Gjilan promovon librin “Dëshmi për kohën”
Shkodër – Xhamia e Plumbit, miratohet projekti i restaurimit
Dinastia shqiptare nga Berati që drejtoi Perandorinë Osmane

Prishtinë, 2 shkurt 2018

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e organizatës “Qatar Chatarity”

z. Mahmoud Abbas Shaker. Në ketë takim, Myftiu Tërnava njohu mysafirin me angazhimet dhe punën e BIRK-ut. Nga ana e tij, drejtori e organizatës “Qatar Chatarity” z. Mahmoud Abbas Shaker falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart angazhimin e BIRK-ut për organizimin e jetës fetare.

Po në këtë takim, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe drejtori i organizatës ‘Qatar Chatarity” z. Mahmoud Abbas Shaker nënshkruan marrëveshjen për plotësimin e ndërtimit të xhamisë së Matiçanit në lagjen Matiçan. Plotësimi i ndërtimit të kësaj xhamie ishte kërkesë e kamotshme e xhematit të xhamisë së Matiçanit dhe, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kjo kërkesë, me lejen dhe ndihmën e Zotit, po realizohet.

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës shprehet e vendosur që, brenda mundësive të saj, t’u përgjigjet kërkesave e nevojave të xhematit në mënyrë që sa më mirë dhe më me komoditet t’i kryejnë adhurimet nëpër xhami.

Po sot, Myftiu Tërnava mbajti hytbenë e xhumasë në këtë xhami dhe njoftoi xhematin për këtë marrëveshje të arritur.

Imami dhe xhamti falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës së xhamive. /www.bislame.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0