Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër

Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër

Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm. Darren Osb

“Taksi biçikleta” kundër ndotjes së ajrit në Turqi
Këshill i përbashkët Shqipëri-Kosovë për arsimin në diasporë
Erdoğan: Pritshmëria e Turqisë nga BE-ja është që të heqë pengesat artificiale

Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar.

Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”.

“Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit.

Osborne, i cili është gjetur fajtor për vrasje dhe tentim-vrasje, i tha trupit gjykues: “Zoti ju bekoftë, faleminderit”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0