Studimi shkencor: Ateistët, më pak mendjehapur se fetarët

Studimi shkencor: Ateistët, më pak mendjehapur se fetarët

Njerëzit fetarë janë më tolerantë sesa ateistët ndaj këndvështrimeve të ndryshme, sipas studiuesve në një universitet katolik, shkruan e përditshmja b

Myslimanët amerikanë janë më të arsimuarit dhe më bamirësit në ShBA
Doli nga shtypi libri “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”
Ambasadori Delawie priti sot përfaqësuesit e BIK

Njerëzit fetarë janë më tolerantë sesa ateistët ndaj këndvështrimeve të ndryshme, sipas studiuesve në një universitet katolik, shkruan e përditshmja britanike The Independent.

Një studim i 788 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë arriti në përfundimin se ateistët dhe agnostikët e konsiderojnë veten e tyre si më mendjehapur se sa besimtarët, por në fakt janë më pak tolerantë ndaj mendimeve dhe ideve të ndryshme sesa këta të fundit.

Besimtarët “duket se i perceptojnë dhe i integrojnë perspektivat e ndryshme më mirë”, sipas studiuesve të psikologjisë në Universitetin Katolik privat të Louvain (UCL), më të madhin në gjuhën frënge të Belgjikës.

Filip Uzareviç, bashkëautor i dokumentit, thotë se mesazhi i tij ishte se “të qenurit i mbyllur në pikëpamjet e tij/saj nuk haset domosdoshmërisht vetëm tek personat fetarë”.

Ai i tha Psypost: “Në studimin tonë, marrëdhënia midis fesë dhe që qenurit mendjembyllur varet nga aspekti specifik i mendjembylljes.

“Çuditërisht, kur kur erdhi puna te matjet precize në lidhje me prirjen për të integruar pikëpamjet që ishin divergjente dhe në kundërshtim me perspektivat e veta, ishin fetarët ata që u treguan më të hapur”.

Dokumenti i Dr. Uzareviç, i quajtur “A janë ateistët jodogmatikë?”, thotë se “mosbesimi është bërë normativ” në disa vende perëndimore.

Ai inspektoi tre aspekte të ngurtësisë mendore në 445 ateistë dhe agnostikë, 255 të krishterë, dhe një grup prej 37 muslimanë, hebrenj dhe budistë.

Studimi pohon se tek jo-besimtarët u vërejt një “dogmatizëm i vetë-raportuar” më i ulët se tek njerëzit fetarë, dhe njëkohësisht një “jotolerancë” më e lartë sesa këta të fundit.

Dr. Uzareviç tha se: “Ideja filloi duke vërejtur se në diskursin publik, si grupet konservatore/fetare ashtu edhe grupet liberale/laike po tregonin një armiqësi të theksuar ndaj anës ideologjike të kundërt, por disi ishin kryesisht këta të fundit të etiketuar si ata ‘me mendje më të mbyllur’”.

“Për më tepër, një këndvështrim i tillë për personat sekularë si më tolerantë dhe më të hapur dukej se ishte dominues edhe në literaturën psikologjike”.

Gjetjet gjithashtu thanë se forca e besimit të një personi si në ateizëm ashtu edhe në religjion, lidhet drejtpërdrejt me atë se sa jotolerantë janë ata. /tesheshi.com/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0