FSK më e besueshmja për qytetarët e Kosovës

FSK më e besueshmja për qytetarët e Kosovës

FSK-ja është institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) e cila bëri publike edicionin e sht

Ja cilën përgjigje e konsideron të saktë CIA për emrin e Kosovës
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Do të përkrahim Kosovën
Prishtina vazhdon të mbetet në listën e qyteteve më të ndotura në botë (Dokument)

FSK-ja është institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) e cila bëri publike edicionin e shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në anketimin e qytetarëve të Kosovës në fundin e vitit 2017, ka dalë e para me 78%, ndërsa sipas rajoneve ka dalë që qytetarët e rajonit të Mitrovicës, të pjesës jugore e besojnë më së shumti FSK-në, në shkallën 86%, ata të Prishtinës me 84% pasuar nga ata të Pejës e me radhë.

Besueshmëria për FSK-në nga viti i kaluar ka shënuar rritje në masën prej 11 për qind.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, tha se profesionalizmi, aktivitetet e shumta humanitare, mbështetja për autoritetet civile në nivel qendror e lokal, si dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që FSK-ja të ruajë primatin dhe të rrisë besueshmërinë e qytetarëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0