Çfarë kuptimi ka folja ndiej e çfarë kuptimi folja ndjej?

Çfarë kuptimi ka folja ndiej e çfarë kuptimi folja ndjej?

  DY FOLJE KREJT TË NDRYSHME NGA ANA KUPTIMORE Sa herë keni hasur në letërsi artistike fjali të tipit: "Unë ndjeja se duhej ta bëja këtë gj

Ka thënë (thotë) Zoti apo Zoti ka thënë (thotë)?
Këtë vit do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së Xhamisë së Hadumit dhe Medresës së vogël në Gjakovë
Gazeta irlandeze rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira turistike

 

DY FOLJE KREJT TË NDRYSHME NGA ANA KUPTIMORE

Sa herë keni hasur në letërsi artistike fjali të tipit: “Unë ndjeja se duhej ta bëja këtë gjë”. “Ajo kishte ndjerë të njëjtën gjë”… etj. Në të dy këto raste, folja “Ndiej” është zëvendësuar me foljen “Ndjej” , që janë dy folje krejt të ndryshme nga ana kuptimore. Ky është një rast, ku zëvendësimi qoftë i një germe (në rastin tonë i i-së me j-në), ndryshon krejt kuptimin e fjalës (në këtë rast foljes). Këto dy folje shumë herë, për të mos thënë gjithmonë, ngatërrohen me njëra-tjetrën dhe ne në vend që të ndiejmë, falim! Ngaqë i hasim kaq shumë herë të ngatërruara me njëra-tjetrën, qoftë edhe nga njerëz me një kulturë gjuhësore, lind pyetja: pse është kaq e vështirë për t’i shkruar dhe për t’i përdorur saktë këto dy folje, kur mjafton të hapësh një fjalor të gjuhës shqipe dhe të gjesh aty kuptimet e sakta të tyre?
Ja kuptimi i këtyre dy foljeve:
1. NDIEJ kal. – Kap me anë të shqisave ngacmimet dhe dukuritë e botës së jashtme, pasqyroj në ndijimet; ndijoj. Ndiej zërin (shijen, erën). Ndien të ftohtët…
2. NDJEJ kal. – I fal me dashamirësi një faj a një gabim dikujt. I ndjej fajin. Më ndjeni! Më falni! E ndjeu Zoti.
Ja dhe zgjedhimi i foljes “ndiej”, meqë ajo ka një përdorim më të madh, për ta dalluar nga folja “ndjej”, që ka një përdorim shumë të vogël.

Përgatiti S. Agolli

Burimi:VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0