19 vjet pas luftës asnjë padi për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve

19 vjet pas luftës asnjë padi për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve

Kryetari i Shoqatës së të zhdukurve dhe viktimave të luftës “Përkorë”, në Podujevë, Latif mehmeti, shpreh brengën se përkundër që kanë kaluar 19 vjet

Zbardhet dokumenti që do të paraqitet nga Komisioni Evropian për Ballkanin, ja për çka bëhet fjalë
Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar Demarkacionin
Veseli nis “turin e liberalizimit”, me një të tillë e kishte rrëzuar Mustafën një vit më parë
Kryetari i Shoqatës së të zhdukurve dhe viktimave të luftës “Përkorë”, në Podujevë, Latif mehmeti, shpreh brengën se përkundër që kanë kaluar 19 vjet nga përfundimi i luftës nuk është ngritur asnjë padi për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve nga forcat serbe.

Mehmeti, që udhëheq me organizatën për të pagjeturit “Përkorë”, tregon se dy familjeve në Podujevë ju vranë fëmijë e gra dhe ende asnjë padi nuk është bërë.

“Familjeve Bogujevci dhe Duriqi iu vranë 13 gra dhe fëmijë. Familjeve Bogujevci dhe Duriqi iu vranë 13 gra dhe fëmijë. Nga 21 persona, që ishin zënë dhe dërguar në Stacionin e Policisë në Podujevë, 16 prej tyre ishin ekzekutuar në të njëjtën ditë. Të gjithë u ekzekutuan afër Stacionit të Policës dhe objektit të Komunës ku ishte i vendosur shtabi luftarak i Serbisë, për Komunën e Podujevës”, thotë Latifi për lajmi.net.

“Edhe pas 19 vjetësh  të përfundimit të luftës  ende asnjë  padi  nuk është ushtruar  ndaj atyre që  vranë dhe masakruan civilët shqiptar, edhe pse ekzistojnë  dëshmi të mjaftueshme . Shoqata për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë”  ka siguruar nga familjarët  e të vrarëve  deklarata dhe rrëfime  mbi krimet  dhe vrasjet  ndaj familjeve të tyre”.

Mehmeti tregon se si në mars të vitit 1999 policia serbe kishte vrarë 11 civilë në qytetin e Podujevës dhe ishin plaguar shumë qytetarë. E kjo sipas Mehmetit, ka ndodhur nga policët e stacionit të Policisë në Podujevë.

 

“Në mëngjesin e 25 marsit të vitit 1999, një ditë pasi që kishin filluar bombardimet e NATO-së mbi caqet serbe, një furgon (pizgauer – mjet i blinduar luftarak)i mbushur me policë serbë të maskuar , kishte dalë nga stacioni i policës, në Podujevë, dhe kishte filluar të gjuajë dhe vrasë çdo kalimtar të rastit nëpër rrugët e qytetit. Për një gjysmë ore u vranë rrugëve të qytetit 11 qytetarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Pasi që nëpër shumë fshatra kishin filluar luftimet më herët, qyteti ishte i stërmbushur me popullatë të ikur nga policia serbe, me shpresë se në Podujevë do të shpëtojnë kokën”.

Më pas Mehmeti vetëm më 27 dhe 28 mars të vitit 1999 ishin vrarë dhe masakruar 33 qytetarë, gra e burra e fëmijë.

“Atë ditë, çdo hyrje-dalje në qytetin e Podujevës ishte bllokuar nga ushtria dhe policia serbe. Me qëllim të dëbimit të popullatës, shtabi i ushtrisë dhe policisë serbe kishte lënë të hapur një korridor në drejtim të fshatit Shakjoc. Për të futur panik dhe frikë te popullata, grupe të maskuara serbe filluan të hyjnë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kështu që vetëm për dy ditë (më 27 dhe 28 mars) u vranë dhe u masakruan 33 qytetarë, gra, burra dhe fëmijë”, ka thënë Mehmeti për lajmi.net.

Mehmeti tregon se në Podujevë janë vrarë dhe zhdukur 633 qytetarë.

“Prej 628 të vrarëve 56 ishin nxënës, 114 ishin të gjinisë femërore. Fëmijë  deri në moshën 16 vjeçare  ishin vra 73, të rijë prej moshës 16-27 vjeçar 145, prej moshën 27-65 vjeçar 329 dhe mbi moshën 65 vjeçar 89. Të  zhdukur kanë qenë 85, në ditën  sotme të zhdukur janë edhe 40 persona. Për identifikimin  e 86 peronave të masakruar djegur dhe karbonizuar identifikimi i tyre është bërë  për mes testit të ADN-së. Struktura familjare e të vrarëve.  36 familja i kanë të vrarë nga dy familjar, 9 familje nga 3 familjar, 3 familje nga 5 familjar, 2 familje nga 6 familjar, 1 familje i ka 7 familjar dhe 1 familje i ka 8 familjar”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti thotë se këto vrasje ishin bërë njerëz të hierarkisë në ushtrinë dhe policinë serbe.

“I  asht  quajturi shtabi  ki krizës  kishte formuar  një ekip për  mbledhjen e kufomave dhe humbjen e gjurmëve  për krimet e bëra në komunën e Podujevës. Të  gjitha  këto vrasje, masakrime, dhunime, djegëse , shkatërrime janë bërë me urdhrin e të ashtu quajturit “shtabi i krizës” i instaluar nga pushteti serb, dhe i përbërë nga :  Kryetari i komunës, i cili ka qenë komandat shtabi, Komandanti i ushtrisë Serbe për komunën e Podujevës, Kryeshefi ekzekutiv në komunën e Podujevës, Shefi i stacionit policor në Podujevë, Komandanti i stacionit policor ne Podujevë, Komandanti i mbrojtjes territoriale në Podujevë. Komandanti i mbrojtjes civile në Podujevë,Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Podujevë, Drejtori i OP Komunalia në Podujevë dhe Drejtori i NSH Gërmija  në Podujevë. Edhe pas 13 vjetësh të përfundimit të luftës ende  asnjë padi nuk është ushtruar ndaj tyre, edhe pse ekzistojnë  dëshmi të mjaftueshme. Shoqata  për perona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë” ka siguruar  shumë fakte, argumente dhe  dëshmi të familjarëve që vetvetiu vërtetojnë për  krimet e kryera nga ushtria she policia serbe.Do theksuar se serbet e komunës së Podujevës pas luftës kanë  ushtruar 403 padi në gjykatë për dëme lufte, kurse shqiptarët vetëm tri padi për vrasje”, ka thënë ai.

Duke pa këtë gjendje, pas 19 vjetësh , shoqata për persoan të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë” në Podujevë, në 19 vjetorin e përfundim të luftës dhe 10 vjetorin e Pavarësisë  së Kosovës, në bashkëpunim me ndihmën e komisionit Qeveritar, dhe në bashkëpunim me Prokurorin Speciale për Krime  të luftës dhe Policin e Kosovës do të organizojë një debat- tryezë për format dhe veprimet për ngritjen e aktakuzave  kundër kryesve të krimeve dhe urdhërdhënësve të tyre”, ka thënë Mehmeti.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0