Zyrtare: Nagatomo kalon te Galatasaray

Zyrtare: Nagatomo kalon te Galatasaray

Yuto Nagatomo është bërë edhe zyrtarisht me klub të ri. Japoni është larguar nga Interi për t’iu bashkuar Galatasarayt në formë të huazimit deri në

Borussia Dortmund vendos për Aubameyang
Zyrtarizohet kalimi i Milot Rashicës në Bundesligë
Barca s’ndalet, vazhdon me fitore

Yuto Nagatomo është bërë edhe zyrtarisht me klub të ri.

Japoni është larguar nga Interi për t’iu bashkuar Galatasarayt në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit italian, por nuk janë bërë publike detajet financiare të huazimit.

Mbrojtësi te Interi ka bërë 210 paraqitje për zikaltri dhe ka shënuar 11 gola në shtatë sezone, ndërsa në sezonin e fundit në Serie A vetëm nëntë.

Në shtatë vite Nagatomo ka fituar vetëm një trofe, atë të Kupës së Italisë për sezonin 2010/11.

Yuto te Interi erdhi në janarit e 2011 nga Cesena me një shkëmbim me Davide Santon.

Vlen të theksohet se lojtari ka qenë shpesh herë cak i kritikave të tifozëve për paraqitje të dobëta për klubin nga Milano.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0