Prishtina vazhdon të mbetet në listën e qyteteve më të ndotura në botë (Dokument)

Prishtina vazhdon të mbetet në listën e qyteteve më të ndotura në botë (Dokument)

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka shënuar ngritje në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Prishtina e cila gjatë mesditës kishte rënë për

Mali i Zi nuk ndryshon pozicion për demarkacionin
Prishtina pa vetura, shkak ndotja
Bëhen 19 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka shënuar ngritje në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Prishtina e cila gjatë mesditës kishte rënë për disa pozita, ajo përsëri është ngritur në pozitën e 9 si qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë.

Gjatë ditës Prishtina sipas ‘AirVisual’ kishte përmirësuar cilësinë e ajrit, por tash përsëri ajri në qytetin e Prishtinës është i pashëndetshëm.

Tash e një javë Prishtina është njëra nga qytetet me cilësinë e ajrit më të pashëndetshme në botë. Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga sot kanë marrë vendim që të ndalohen veturat për qarkullim në qendër të Prishtinës, shkruan Insajder.

Ndërkaq sot gjatë ditës është protestuar nga qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kërkuar që cilësia e ajrit të përmirësohet. Gjithashtu edhe Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për cilësin e dobët të ajrit në Prishtinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0