Pacolli thotë se diplomacia kosovare po sfidohet nga Serbia

Pacolli thotë se diplomacia kosovare po sfidohet nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme tha mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe

Vuçiq: Sa më shpejt të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit
Bëhen 19 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
600-700 euro nata, si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale në Europë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme tha mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të jetë “fatale” për politikën e jashtme të vendit.

Por sipas tij, edhe Serbia është duke e sfiduar politikën e jashtme të Kosovës, sidomos integrimin Kosovës drejt integrimit, anëtarësimit në organizata të ndryshme dhe çështjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Aq larg ka shkuar sa po bën lobim të madh edhe tek shtetet që e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të tërheqin njohjen”, tha Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se sipas informatave që ka Serbia ka ndarë rreth 300 milionë buxhet dhe kanë angazhuar një grup prej 20 personash, ekspertë të politikës së jashtme që të vizitojnë shtete të ndryshme në botë dhe të lobojnë kundër Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0