Shqipëria humb 12 milje det?! Bushati pranon që ka marrëveshje: Ende s’janë ulur ekspertët

Shqipëria humb 12 milje det?! Bushati pranon që ka marrëveshje: Ende s’janë ulur ekspertët

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pranuar këtë mbrëmje në emisionin Opinion se ka një marrëveshje në princip me palën greke në lidhje me paktin det

Afrin, çlirohet një kodër strategjike
Harta që po trondit botën: Copëtohen Turqia, Arabia dhe Iraku /Foto/
Liban, 12 refugjatë sirianë vdesin nga i ftohti
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pranuar këtë mbrëmje në emisionin Opinion se ka një marrëveshje në princip me palën greke në lidhje me paktin detar.

I pyetur për deklaratën e Kotzias, se Greqia do të përfitojë 12 milje det, Ministri Bushati nuk e ka mohuar apo pohuar këtë shifër, duke u distancuar nga pyetja direkte. Bushati nga ana tjetër ka deklaruar se marrëveshje ka porse është në princip dhe se ende ekspertët nuk janë ulur për të parë implikimet praktike.

Ministri Bushati ka theksuar gjithashtu se marrëveshja për detin, nëse do të arrihet t/ zgjidhet përmes negociatave, do të jetë “shumë më e mirë se ajo e vitit 2009”.

Keni pranuar në princip?

Bushati: Pala shqiptare në diskutimet për këtë cështje është nisur nga disa principe, që përcaktojnë në një mënyrë a tjetër sesi lëviz pala shqiptare, pra e Drejta Ndërkombëtare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese…

Ne kemi rënë dakort, mund t’ju them që rezultati për palën shqiptare është disa herë më i mirë se i 2009-tës, në respekt të plotë më vendimin e Gjykatës Kusahtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Një pyetje, a keni lejuar territor, det shqiptar?

Bushati: Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e parimit të barazlargësisë, ndërkohë e jona do të bëhet mbi këtë bazë por e axhustuar në përputhje me gjeografinë dhe bazën ligjore ndërkombëtare.

Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009.

Më lind e drejta t’jem spektik…

Bushati: Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen. Në rast se bisedimet në nivel ekspertësh mbyllen me sukses, ekzistojnë të gjitha mundësitë që brenda 6 mujorit të zgjidhet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0