Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi. Sekretari shtetëror i Se

Bashkimi Europian i ofron Kosovës pjesëmarrjen në takimet e larta të bllokut
Simmons: EULEX montoi procese ndaj krerëve të UÇK-së
Serbët në veri, për 19 vjet nuk kanë paguar faturat e ujit – 13 milionë euro borxh ARRU-së

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi.

Sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçqi se Vatikani me vëmendje të veçantë e përcjell zhvillimin e situatës në Ballkan dhe në këtë kontekst edhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Daçiq e Parolini kanë folur edhe për çështjen e Kosovës ndërsa ministri serb e ka njohur atë me aktualitetet e negociatave Beograd – Prishtinë.

Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Daçiq edhe një herë ia ka transmetuar falënderimet sekretarit Parolin për Vatikanin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës./koha/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0