Për Specialen e Demarkacionin, ligjvënësit kosovarë diskutojnë në NATO

Për Specialen e Demarkacionin, ligjvënësit kosovarë diskutojnë në NATO

Me ftesë të  Asamblesë Parlamentare të NATO-s, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron

Gripi në Kosovë merr përmasat e epidemisë
Kosova ”s’guxon” ta largojë flamurin e Serbisë nga Kalaja e Zveçanit /Video/
Edhe një dorëheqje nga VV-ja

Me ftesë të  Asamblesë Parlamentare të NATO-s, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Delegacioni është i përbërë nga: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.

Gjatë ditës se djeshme, delegacioni ka takuar personalitete të larta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Rose E. Gottemoeller, zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, Jamie Shea, zëvendësndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm, Michel Soula, kryesues i sektorit A në Divizionin e Operacioneve, Robert Pszczel, zyrtar i lartë për Rusi, Ballkanin Perëndimor në Divizionin e Diplomacisë Publike, etj.

Ndër temat kryesore që po atje diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0