KFOR-i dhe FSK-ja rihapin urën e hekurit në Mitrovicë

KFOR-i dhe FSK-ja rihapin urën e hekurit në Mitrovicë

Ura e hekurit mbi lumin Sitnicë, që ndodhet në rrugën transit tek tuneli në Mitrovicë, e që mundëson qarkullimin më të lehtë të automjeteve për hyrje-

Pacolli thotë se diplomacia kosovare po sfidohet nga Serbia
Vetëvendosje zgjedh kryetarin
AMO certifikohet me Standardin “Hallall”, Tërnava e viziton

Ura e hekurit mbi lumin Sitnicë, që ndodhet në rrugën transit tek tuneli në Mitrovicë, e që mundëson qarkullimin më të lehtë të automjeteve për hyrje-dalje nga ky qytet, është rihapur sot me ndihmën e KFOR-it dhe të FSK-së.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rahman Rama, pjesëtarë të KFOR-it e FSK-së, si dhe qytetarë.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka premtuar se FSK-ja do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.

“Kjo urë është bërë në bashkëpunim me KFOR-in dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë me projekte të tilla që janë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, u shpreh krenar për të arriturat e FSK-së, e cila siç tha ai, po kontribuon çdo ditë e më shumë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

Në lidhje me realizimin e projekteve të tilla të FSK-së edhe në veri, gjenerali Cuoci tha se KFOR-i do të mbështesë ato, natyrisht kur qytetarët e veriut ta pranojnë FSK-në në atë pjesë.

Ndryshe, muaj më parë ekspertët kishin konstatuar nevojën për riparimin e kësaj ure, për shkak të rrezikut nga dëmtimi i saj prej peshave të rënda.

Projekti është financuar nga KFOR-i, ndërsa punimet janë realizuar nga pjesëtarët e FSK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0